Art & Libra

Pas sulmit me thikë, flet për herë të parë Salman Rushdie

Shkruar nga Anabel

6 Shkurt 2023

Pas sulmit me thikë, flet për herë të parë Salman

Shkrimtari Salman Rushdie ka folur për herë të parë pas sulmit të ndodhur në një event në New York. Ai u shpreh për “The New Yorker” se ishte me fat, duke marrë parasysh sulmin e ndodhur.

Por, shtoi se për shkak të humbjes së ndjeshmërisë në disa gishtërinj, e ka të vështirë të shkruajë në tastierë, megjithatë mund të ecë.

"Kam parë makthe. Jo ekzaktësisht rreth incidentit, por thjesht frikësuese. Jam mirë. Mund të çohem dhe të eci. Ka ende pjesë të trupit që duan kontrolle të vazhdueshme", theksoi shkrimtari. 

“Ishte një sulm kolosal”, u shpreh autori i “Vargjeve Satanike”, duke theksuar se ka vështirësi në të shkruar, por po ia del pak nga pak.

Disa javë para sulmit, Rushdie shkroi veprën e radhës, "Victory City", e cila do të botohet shumë shpejt.

“Mendoja se librat e mi ishin më interesantë se jeta ime. Fatkeqësisht, bota nuk ndan të njëjtin mendim”, u shpreh ai.

Rushdie u sulmua në skenë gushtin e vitit 2022, teksa mbante një fjalim. Si pasojë, humbi shikimin në njërin sy dhe ka pandjeshmëri në disa gishtërinj.

Sulmuesi u identifikua. Ishte Hadi Matar, për të cilin, Salman nuk mendon saktësisht asgjë, sepse nuk e njeh. Por, në përgjithësi, i referohet si "idiot" sepse vetëm një idiot mund të bëjë diçka të tillë.

Salman është përballur shpesh me kërcënime për vdekje prej librit të tij “Vargjet Satanike” dhe është akuzuar për blasfemi ndaj fesë islame. Asokohe, sulmi ndaj tij u cilësua si injorancë e skajshme dhe ky veprim cenoi fjalën e lirë dhe letërsinë.

Artikuj të sugjeruar: