Out and About

'Policë për kokë': Premiera e filmit shënon sukses

Shkruar nga Anabel

13 Janar 2023

'Policë për kokë': Premiera e filmit shënon sukses

Nuk kemi mbërritur ende në fund të kësaj jave dhe tashmë kemi patur shumë ngjarje mediatike për të folur, por një nga kryefjalët ka qenë premiera e “Policë për kokë”.

'Policë për kokë': Premiera e filmit shënon sukses

Mbrëmjen e 11 janarit, oborri i Kinema Millenium u mbush me personazhe të njohur të kinemasë, medias dhe rrjeteve sociale për të parë premierën e filmit më të ri aksion-komedi. E gjithë hapësira ishte e krijuar në frymën e filmit, me vajza të veshura si police të cilat prisnin të ftuarit te hyrja, te simulimi i makinës ikonike të Maksit (dedektivit të luajtur nga Nik Xhelilaj) për të bërë foto, e deri te përzgjedhja muzikore.

'Policë për kokë': Premiera e filmit shënon sukses

'Policë për kokë': Premiera e filmit shënon sukses

'Policë për kokë': Premiera e filmit shënon sukses

'Policë për kokë': Premiera e filmit shënon sukses

'Policë për kokë': Premiera e filmit shënon sukses

Prania e rreth 300 të ftuarve bëri që “Policë për kokë” të shfaqej paralelisht në dy hapësira të kinemasë.

'Policë për kokë': Premiera e filmit shënon sukses

'Policë për kokë': Premiera e filmit shënon sukses

Në fjalët hapëse, regjisori dhe skenaristi Aldo Marku tregoi se sa e rëndësishme është që filma të tillë të realizohen, për të ngritur diskutime mbi problematika reale sociale përmes humorit. “Është  hera e parë në jetën time që kam emocione. Në këtë sallë ndodhen disa nga personat më të rëndësishëm për mua, ata që kanë qenë të pranishëm në çdo hap të karrierës sime” – u shpreh bashkë-producenti dhe aktori kryesor Olsi Bylyku.

'Policë për kokë': Premiera e filmit shënon sukses

Filmi u prit shumë mirë nga audienca e cila përgjatë 90 minutave qeshi dhe u emocionua me skenat, duke e përmbyllur premierën me duartrokitje të gjata për të gjithë ekipin dhe aktorët. E në fakt, krijimi i një dyshje të tillë për të udhëhequr filmin si Olsi Bylyku dhe Nik Xhelilaj janë epitoma e dualizmit të filmit “Policë për kokë”, një realizim i cili qëndron me një këmbë tek komedia e me tjetrën tek denoncimi i korrupsionit, trafikut të drogës dhe problemeve akoma më emocionale si brengat dhe ndjenjat e fajit.

Përpos kësaj, “Policë për kokë” është mbi të gjitha një film mbi miqësinë. Miqësinë e papritur, miqësinë e fortë, miqësinë e humbur e atë miqësinë që të ndryshon jetën, përgjithmonë.

'Policë për kokë': Premiera e filmit shënon sukses

Nga reagimi i publikut gjatë filmit dhe pas tij, “Policë për kokë” shënoi sukses të padiskutueshëm. E teksa bisedimet për një seri të dytë të këtij filmi janë tashmë në tavolinë, ju mund ta shihni në rrjetin e kinemave Cineplexx në Shqipëri, Kinema Millenium, Kinema Rozafa si dhe nga data 13 janar në Cineplexx Kosovë dhe Kinema Cinemarine Prizren.