Siç thotë edhe një shprehje: “Mos i beso askujt që sillet mirë me ty, por keq me kamerierët” dhe në fakt, kjo shprehja qëndron, pasi mënyra se si dikush sillet me kamerierët, tregon shumë për personalitetin e personit.
Nisur nga kjo, është krijuar ai që njihet si “rregulli i kamerierit” dhe lidhet me trajtimin e një personi në bazë të virtyteve, vlerave, si dhe reflektimin e sjelljes dhe mënyrës siç ne do të donim të trajtoheshim te ky individ, duke anashkaluar krejtësisht pozicionin e punës dhe pagën e tij.
Por, teorikisht, të gjithë e dinë që duhet të sillen mirë me këdo, ama, historitë e njerëzve që punojnë në këtë profesion, tregojnë se po, ka shumë klientë të pasjellshëm, apo të pasigurt në karakterin e tyre dhe tentojnë të bien në sy, duke u sjellë keq me kamerieret.
Pra, në thelb, “rregulli i kamerierit” tregon mënyrën se si njerëzit i trajtojnë ata që duken si të parëndësishëm dhe të padobishëm në rrugëtimin dhe jetën e tyre. Por, në fakt, të sillesh keq me kamerierët, tregon se ke një problem të madh në mënyrën se si i vlerëson njerëzit, pasi i trajton si të pabarabartë, në ndërveprimet që ke me ta, si dhe në sjelljen negative që përcjell tek të tjerët.
Ndaj, këshilla për sot është: Kurrë mos u sillni keq me kamerierin dhe kurrë mos rrini me dikë që sillet keq me kamerierin. Na dëgjuat? K-U-RR-Ë!
Ç’është “rregulli i kamerierit” dhe pse duhet ta keni parasysh kur dilni me dikë?

Shkruar nga Anabel
11 Janar 2023