Atmosfera e festave ndihet kudo, ndaj në këtë prag festash, Raiffeisen i gjendet pranë familjeve në nevojë, duke mbështetur njërën prej kauzave më të rëndësishme të Zhvillimit të Qëndrueshëm “Zero Uri” duke dhuruar 250 pako me ushqime.
“Kujdesemi me Zemër” është iniciativa e përvitshme që Raiffeisen Bank ndërmerr si pjesë e Përgjegjësisë Sociale në ndihmë të shtresave në nevojë. Në kuadër të këtij programi " Kujdesemi me Zemër”, për të dytin vit rradhazi Raiffeisen Bank dhuron në fundvit pako ushqimore për familjet në nevojë me dëshirën për të sjell buzëqeshje për fëmijët, qetësi për prindërit e kujdes për të moshuarit, si dhe një tavolinën plotë në ditën e ndërrimit të viteve.
Krahas pakove ushqimore pjesë e "Kujdesemi me zemër" ishin edhe katër projekte të tjera.
Për 40 vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës në qytetin e Shkodrës jo vetëm u mundësua festë dhe dhurata, por u sigurua ngrohja për sallat e studimit dhe gjumi i qetë me blerjen e dyshekëve të rinj.
Po ashtu, Teatri me Kukulla “Vajza e luleve” ishte një tjetër projekt i nismës “Kujdesemi me Zemër” duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje tek femijët në nevojë në 10 qendra sociale. Kjo shfaqje përveç argëtimit kishte si qëllim edukimin nëpërmjet artit se si fëmijët të kujdesen për natyrën dhe mjedisin, ta ruajnë dhe ta trashëgojnë atë brez pas brezi.
View this post on Instagram
Programi “Kujdesemi me Zemer” iu gjend pranë fëmijëve në Ukrainë, të cilët janë të privuar për të jetuar magjinë e festave dhe për më tepër kanë të paplotësuara nevojat më bazike të jetesës, duke dhuruar nëpërmjet fondacionit të Stepic CEE Charity, me qendër në Vienë.
Ndërsa, në Drejtorinë Qendrore nën nismën “Kujdesemi me Zemër” edhe këtë vit u angazhua vetë stafi i Raiffeisen Bank duke dhuruar veshje dhe lodra për nënat dhe fëmijët në qendrën sociale të Bregut të Lumit në Tiranë.
Si një 'Bankier i Përgjegjshëm' objektivi kryesor i bankës, perveç biznesit, është vlera e shtuar afatgjatë që sjell në shoqëri dhe mjedis. Dhe në mbyllje të këtij viti mund të themi, që ia kanë arritur plotësisht.