Lëkura

Si të shpëtoni nga thembrat e ashpra pa dhënë asnjë lekë

Shkruar nga Anabel

29 Dhjetor 2022

Si të shpëtoni nga thembrat e ashpra pa dhënë asnjë

Sado të bukura të jenë këpucët, kur sheh si të janë katandisur këmbët nga i ftohti, nga rugët e Tiranës, apo ato atletet e parehatshme që vdes t’i veshësh, sikur të del nga qejfi ideja e këpucëve ekstra. Thembra të ashpra, madje gati për plasaritje, rërë dhe papastërti në rrudhat e lëkurës, rrjepje. Është një katrahurë e vërtetë.

Mos u demoralizoni pa dëgjuar se ka një zgjidhje të thjeshtë që nuk ju shpenzon fare sa do t'ju shpenzonin trajtimet e kushtueshme. Kërkon vetëm sende që i keni vërdallë nëpër shtëpi dhe pak kohë. Gjysmë gote uthull e bardhë dhe gjysmë gote solucion shpëlarës për gojën. Miksojini në një enë dhe zhytni këmbët. Pas 15 minutash, shpëlajini me ujë të vakët dhe voila. E mira e të mirave do të ishte të hidratonit çdo natë para gjumit ose ndonjë scrub tek tuk. Sidoqoftë, metodën e mësipërme bëjeni një herë në jave dhe vishni çfarë të doni sepse tani keni këmbë bebushi.

Ca hile të tjera që këmbët tuaja të ndihen gjithmonë ~rehat~.

1-Nëse do veshni taka, lidheni gishtin e dytë dhe të tretë në mënyrë që të shmangni lëndimin e tyre.

2-Shtrijini këmbët mbi një rrip gome për të çliruar stresin dhe dhimbjen

3-Nëse keni një flluskë në thembër mos e vendosni thiritin ndihmues horizontalisht pasi rrezikoni lëndimin e saj

4-Masazhojini thembrat me ananas për të mundësuar butësi maksimale

Burimi: Pop Sugar