Out and About

Finalja Argjentinë-Francë në ekranin gjigant të Coca-Cola Fanzone

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2022

Finalja Argjentinë-Francë në ekranin gjigant të Coca-Cola

Përballja e shumëpritur Argjentinë-Francë po afron! Gjithë tifozeria shqiptare po mban frymën teksa emocionet se kush do të fitojë kupën e botërorit Katar 2022 do të shndërrojnë Coca-Cola Fanzone në një “stadium” të magjisë së vërtetë të futbollit.

Super finalja e Qatar 2022 do të luhet ditën e dielë në orën 16:00 pm. Të gjithë po presin me padurim të përjetojnë  adrenalinën e çdo minute të finales në Coca-Cola Fanzone. Ndërsa formacionet e të dyja skuadrave finaliste janë në momentet e fundit të përgatitjeve - tifozët anë e mbanë botës po bëhen gati për të ndjekur show-n më spektakolar të futbollit, cili ndodh një herë në katër vjet.

Finalja Argjentinë-Francë në ekranin gjigant të Coca-Cola

Coca-Cola, si një nga partnerët korporativ më afatgjatë të FIFA ka mbështetur tifozët të ndjekin në mënyrë madhështore dhe të përjetojnë emocionet e çdo ndeshjeje në një atmosferë të jashtëzakonshme. Me nisjen e botërorit, Coca-Cola në nivel global, i dedikoi udhëtimit pasionant të tifozëve të futbollit nisjen e fushatës “Të besosh është magjike” për të reflektuar ndarjen e emocioneve të fansave për ekipet e tyre të dashura.

Edhe në Shqipëri, që nga nisja e këtij botërori, Coca-Cola i dhuroi tifozerisë rrugëtimin më fantastik të këtij botërori përmes transformimit të sheshit Skënderbej, i cili premton një spektakël marramëndës për gjithë tifozët shqiptarë në super sfidën e së dielës midis Argjentinës dhe Francës.