Out and About

Prej këtij vendi në Tiranë do të dëgjoni kaq shumë historira të reja!

Shkruar nga Anabel

15 Dhjetor 2022

Prej këtij vendi në Tiranë do të dëgjoni kaq shumë

Çfarë na bën ta duam një vend? Kujtimet dhe njerëzit. Historitë që lindin nga një çast i vetëm, një trokitje gotash, apo një cigare që tymoset jashtë me atë të panjohurin që krejt papritur kthehet në mendimin tënd të parë dhe të vetëm.

Emri i fundit që i është shtuar kryeqytetit ka pikërisht këtë filozofi, sagën e historive që nis prej një pjate të gatuar me cilësi premium, elegancë dhe mbi të gjitha, shumë dashuri për këdo që shkel aty.

Pak ditë më parë, Tiranës iu shtua Saga, një restorant që përveçse është gati të nisë një epokë të re të shijes, do të shndërrohet në vendin ku do të bëni kujtimet më të veçanta dhe do të njiheni me njerëzit më cool të kryeqytetit.

Prej këtij vendi në Tiranë do të dëgjoni kaq shumë

Saga Tirana s'është thjesht një restorant i ri që i shtohet qindra të tjerëve.  Sapo hyn në oborrin e saj plot dritë kupton që fundjava do të marrë një tjetër drejtim. Shumë më interesant sesa thjesht të një darke të zakonshme mbrëmjen e të shtunës. Dizajni minimalist përshtatet 100% me dëshirën e themeluesëve dhe stafit për të qëndruar në nivelin ZEN në çdo detaj.

Saga përbëhej nga disa ambiente dhe secila krijonte një energji ndryshe nga tjetra, për të mos folur pastaj për pjatat që do të provoje. Nëse mendoni se keni ngrënë produkte peshku të freskëta, kur të provoni sugjerimet e shefit të kuzhinës tek Saga do të dilni në tjetër përfundim.

Prej këtij vendi në Tiranë do të dëgjoni kaq shumë

Dëshirat e shefit ishin urdhër dhe rregulli kryesor i tij ishte: Peshku i freskët cdo ditë, në të kundër nuk shërbehet fare! Ishin pikërisht këto detaje që më bën të dashurohesha me këtë vend brenda 5 minutash. Biseda me menaxherin kryesor të restorantit ishte kaq frymëzuese sa të bënte të riktheheshe në atë vend sikur edhe për të kaluar një paradite gjatë pushimit të punës.

Prej këtij vendi në Tiranë do të dëgjoni kaq shumë

Gjatë fundjavave, tek Saga nuk do të mungojë kurrë muzika. Gjatë atyre netëve kur ndihesh shumë i vjetër për ta gdhirë në club, por i ri për të mos shijuar të premten/të shtunën sic i ka hije, do t'ju kujtohet Saga, që gjendet mes këtyre "dy botëve". Muzikë e mirë, ushqim edhe më i mirë, pije, njerëz të veshur bukur dhe mbi të gjitha: energjia shlodhëse që na duhet të gjithëve.

Prej këtij vendi në Tiranë do të dëgjoni kaq shumë

Saga e Sagës, nuk mbaron me kaq...Restoranti elegant i ndodhur në zonën e Bllokut, pranë rrugës Brigaga VIII ka menduar dhe për miqtë tuaj që vijnë nga larg apo turistët. Ngjitur me të është hoteli. Po aq minimalist dhe në të njëjtën kohë i kuruar sa edhe restoranti.

Prej këtij vendi në Tiranë do të dëgjoni kaq shumë

Arratisje perfekte nga rutina. Përfundon darkën, shijon muzikën dhe pastaj ngjitesh në dhomën tënde për të vazhduar mbrëmjen në mënyrën tuaj...

Prej këtij vendi në Tiranë do të dëgjoni kaq shumë