Celebrity

Me vetëm një emoji, Selena Gomez nënkuptoi se gjatë lidhjes me Justin, nuk donte të shtonte peshë

Shkruar nga Anabel

12 Dhjetor 2022

Me vetëm një emoji, Selena Gomez nënkuptoi se gjatë lidhjes
GETTY IMAGES

Selena Gomez dhe Justin Bieber janë ndarë prej kohësh, por ende nuk kanë ndalur aludimet dhe thashethemet për lidhjen e tyre.

Me vetëm një emoji, Selena Gomez nënkuptoi se gjatë lidhjes
 
Rishtazi, një llogari ka postuar një video në TikTok, në të cilën paraqiteshin disa foto të Sel, me mbishkrimin: “Arsyeja pse Selena ishte gjithmonë e dobët gjatë lidhjes me Justin”.

@donttellmymomma.fr Antwort auf @Selena Gomez my girl deserves better. #selenagomez ? WAR IS OVERRR - sarah?

Selena ka reaguar ndaj videos, me një emoji të mërzitur.

Njerëz të ndryshëm patën komente të ndryshme rreth interpretimit të emoji-t, por shumica u shprehën të zhgënjyer që pesha e saj po diskutohej përsëri në internet.

"Ndoshta ajo është e mërizitur sepse ju në mënyrë të vazhdueshme diskutoni ndryshimet e trupit të saj gjatë viteve", thanë komentuesit. 
 
Selena dhe Justin kanë qenë të lidhur (dhe herë pas here, edhe të ndarë) në periudhën 2010-2018. Përfundimisht, ata i dhanë fund lidhjes së tyre dhe pak muaj më vonë, Justin i propozoi për martesë modeles Hailey Bieber.
 
Këngëtarja foli për ndjesitë e saj në dokumentarin “Selena Gomez: My Mind & Me” dhe e cilësoi ndarjen si “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë”. Ajo i dha fund edhe thashethemeve për një marrëdhënie të ndërlikuar mes saj dhe bashkëshortes aktuale të Justin, duke postuar një foto, ku vajzat shfaqeshin të përqafuara.

Artikuj të sugjeruar: