Brazili, një nga ekipet më të favorizuar për të fituar Kupën e Botës 2022, u eleminua pas ndeshjes me Kroacinë.
Pas kohës shtesë dhe barazimit 1-1, të dyja ekipet shkuan me penallti, ku rezultati 4-2 çoi Kroacinë në gjysmëfinale, e cila do të përballet me fituesit e ndeshjes Argjentinë - Holandë.
Futbollistët e Brazilit u panë të përlotur në fushë.
Me pesë tituj, Brazili është ekipi më i suksesshëm në historinë e Kupës së Botës. Italia dhe Gjermania kanë katër tituj.
Eleminimi i Brazilit ishte i papritur për shumë njerëz. Ndoshta ka ndikuar për keq mënyra si u sollën me macen. Ose fati e do me patjetër që në finale të shkojnë:
#WorldCup #CROBRA #Croatia #Brazil
— Atalay (@Alkn_24) December 9, 2022
It’s slowly happening ?? pic.twitter.com/eqCAHMMlMX