Mendja

Jeni kuriozë të dini pse qeshim kur dikush rrëzohet?

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2022

Jeni kuriozë të dini pse qeshim kur dikush rrëzohet?

Kur Bes Kallaku u rrëzua gjatë programit “Zemër Luana”, të gjithë, pa përjashtim, qeshën, ndonëse rrëzimi ishte, le të themi, jo dhe aq i lehtë. Aktori u rrëzua mbrapsht, përplasi kokën dhe për disa sekonda ishte i trullosur dhe me zor po e merrte veten.

Jeni kuriozë të dini pse qeshim kur dikush rrëzohet?

Çfarë e shkakton të qeshurën tonë kur dikush rrëzohet?

William F. Fry, një psikiatër dhe studiues i të qeshurës në Universitetin Stanford, shpjegon: “Çdo njeri zhvillon një sens humori me kalimin e kohës, e cila është e ndryshme për njerëz të ndryshëm. Por disa aspekte themelore të humorit ndihmojnë në shpjegimin pse një hap i gabuar kur ecën mund të shkaktojë të qeshura.”

Jeni kuriozë të dini pse qeshim kur dikush rrëzohet?

“Arsyeja e parë lidhet me play frame, e cila vendos një ngjarje të jetës reale në kontekst joserioz dhe lejon një reagim psikologjik atipik. Kjo gjë shpjegon pse njerëzit nuk do të qeshnin nëse dikush do të binte nga një ndërtesë 10-katëshe dhe do të vdiste. Në këtë rast, shqetësimi për personin që bie e pengon krijimin e kontekstit joserioz.

Jeni kuriozë të dini pse qeshim kur dikush rrëzohet?

Por nëse një grua ecën në rrugë dhe pengohet në tokë, play frame bën që vëzhguesve t'u duket ngarja zbavitëse,” shton ai.

Një tjetër arsye sipas ekspertit është edhe fakti që ndodhia është e papritur. Ndonëse ne themi “oh, i gjori”, sërish qeshim. Truri nuk e pret dhe i duket për të qeshur sepse është e paparashikueshme.

Jeni kuriozë të dini pse qeshim kur dikush rrëzohet?