Celebrity

“Kist sa një mollë”: Hailey Bieber mohon zërat për shtatzëni dhe tregon problemin shëndetësor

Shkruar nga Anabel

29 Nëntor 2022

“Kist sa një mollë”: Hailey Bieber mohon zërat
Getty Images

Zërat për një shtatzëni nuk e kanë lënë të qetë Hailey Bieber, ndaj modelja postoi një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, jo nga shtatzënia, por nga një kist, i cili, sipas saj ka përmasat e një molle.

“Kist sa një mollë”: Hailey Bieber mohon zërat

“Kam një kist në vezore me madhësinë e një molle. Nuk vuaj nga endometrioza ose PCOS (Sindroma Policistike e Vezores), por më është shfaqur disa herë kisti i vezores dhe kjo nuk është diçka e mirë”, tha Bieber.

“S’është bebe”, shtoi Hailey. “Është e dhimbshme, më vjen për të vjellë, më fryn, më prish humorin dhe më bën të ndjeshme. Gjithsesi… jam e bindur që shumë prej jush mund të gjejnë veten dhe të më kuptojnë. Do ta kalojmë”, u shpreh me optimizëm krijuesja e “Rhode”.

Artikuj të sugjeruar: