Sa do të paguanit për një palë shapka të përdorura? Ok, e ndryshojmë pyetjen: Sa do të paguanit për një palë shapka të përdorura të Steve Jobs? Teksa ju mendoheni, dikush tjetër i ka tashmë të tijat. Për sa para?
Një person shpenzoi më shumë se 200,000 dollarë për një palë shapka të vjetra Birkenstock në pronësi dhe të veshura nga bashkëthemeluesi i ndjerë i Apple, Steve Jobs - duke vendosur një rekord për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për një palë shapka në ankand.
Shapkat Arizona prej kamoshi kaf, të cilat pritej të shiteshin për 60,000 dollarë, u shitën për $218,750 kur dolën në ankand në Julien's Auctions. Para shitjes, shtëpia e ankandeve tha se shapkat ishin një element kryesor i garderobës për Jobs në vitet 1970 dhe '80. Ai ndërroi jetë në vitin 2011 nga kanceri i pankreasit.
Birkenstocks u gjetën në plehra nga Mark Sheff, një ish-menaxher i shtëpisë së Steve Jobs.
"Steve Jobs ndryshoi botën jo vetëm me risitë e tij revolucionare, por edhe me stilin e udhëheqjes së biznesit dhe modën në veshjen e shapkave," tha Darren Julien, CEO dhe themeluesi i Julien's Auctions, në një deklaratë për CNN. "Këto Birkenstocks u veshën nga Jobs teksa ai bëri histori në krijimin e kompjuterit Apple dhe ishin elementi kryesor i ikonës së teknologjisë."
- Vajza e Steve Jobs tallet me iPhone 14 – Pse?
- Pse ky iPhone i vjetër po shitet për më shumë se 30 mijë dollarë?!
- A ju pëlqen Manhattan? Si përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të tregojë shanset qe keni për sukses
- Pse ky është një nga fjalimet më të veçantë në histori
- 20 fakte për Steve Jobs që do t’ju çudisin jo pak