
Kourtney Kardashian përpos një ylli televiziv, është dhe një nënë shumë e përkushtuar. Ajo ka tre fëmijë, Mason, Penelope dhe Reign, me ish-in e saj, Scott Disick dhe të tre fëmijët duhet të ndjekin disa rregulla shumë specifikë:
Nuk lejohet të përdorin fjalën “i/e shëndoshë”
Në një prej episodeve të “Keeping Up With The Kardashians”, Kourt kritikoi Kris sepse e pëdori si fjalë.
“A dukem e shëndoshë?” pyeti Kris dhe Kourt i tha të mos e përdorte atë fjalë në sy të vajzës së saj.
Mund të vendosin extensions
Në një postim në Instagram, Khloé Kardashian ndau një foto me Penelope, vajzën e Kourt dhe në të, vogëlushja kishte extentions.
Mund të jenë pjesë e serialit, por nuk mund ta shohin atë
Fëmijët e Kourt mund kanë qenë pjesë e “Keeping Up With The Kardashians”, janë pjesë e “The Kardashians”, por nuk mund t’i shohin serialet.
Duhet të konsumojnë një dietë shumë të shëndetshme
Mason, Penelope dhe Reign konsumojnë vetëm ushqime të shëndetshme dhe ëmbëlsira pa ëmbëlsues dhe përbërës që i bëjnë të dëmshme.
Kanë ndërveprim të limituar me pajisjet teknologjike
Në sfidën me teknologjinë dhe fëmijët, duket se Kourt po ia del shumë mirë, pasi fëmijët e saj kanë limit kohe në përdorimin e pajisjeve teknologjike, si dhe përpara TV.