
Një nga çiftet më të famshëm në botë është ai i Victoria dhe David Beckham, çifti janë bashkë që nga viti 1999, por së fundmi fansat e tyre janë të shqetësuar për një tatuazh.
Victoria ka postuar një InstaStory ku bën "review" të një grimi. Ajo ka lyer krahun (e djathtë) dhe shihet se tatuazhi me inicialet e bashkëshortit nuk është aty.
Tatuazhi është bërë për dhjetëvjetorin e lidhjes, përveç inicialeve kishte edhe frazën: “Së bashku përgjithmonë, përjetësisht”.
Pak ditë më parë kur mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë, çifti u pa bashkë gjatë funeralit, plus ata u panë së bashku të kapur për dore në një event publik.
Edhe pse askush nuk e di me siguri se si po shkon lidhja, shumë po spekulojnë për një krisje mes dyshes. Ne kemi një ide: Po sikur të jetë krahu tjetër?!
Ose, Victoria thjesht ka dashur t'ia japë gjithë vëmendjen buzëkuqit. Refuzojmë të besojmë se ka një krisje mes tyre.
Burimi: TMZ