Nëse do të ishit online në vitin 2016, mund të keni parë disa meme që tregojnë Chloë Grace Moretz duke mbajtur një kuti picash në një hotel dhe krahas saj, një personazh të animuar nga sitcom-i “Family Guy”.

Në foto, duket sikur Moretz, me pantallona të shkurtra me bel të lartë, ka këmbë jashtëzakonisht të gjata – sepse këndi i fotos thuajse i fsheh ijet.

Për më tepër fotoja virale është e edituar. Mund të klikoni këtu për të parë si dukej Chloë atë ditë.

Në një intervistë, aktorja tha se meme-t që u bënë virale në rrjete sociale përkeqësuan problemet e saj me veten, probleme me të cilat ajo po luftonte edhe përpara fotos.
“Për një kohë të gjatë kam mundur të jem Chloë që shohin njerëzit dhe Chloë që jam në jetën private. Pastaj ato dy botë u përplasën dhe unë u ndjeva vërtet e dobët”, u shpreh aktorja për revistën Hunger. “Dhe më pas erdhi sulmi i meme-ve të tmerrshme që filluan të më dërgoheshin për trupin tim. Në fakt, kurrë nuk kam folur vërtet për këtë, por ishte një meme që më preku vërtet, kur hyja në një hotel me një kuti picash në dorë. Kjo foto u manipulua në një personazh nga Family Guy me këmbë të gjata dhe bust të shkurtër, dhe ishte një nga memet më të përhapura në atë kohë.”
Ajo shton:
“Të gjithë po talleshin me trupin tim dhe nëse doja ta diskutoja me dikë se kjo po më shqetësonte, ata do të më thonin: ‘Hë tani, mos bëj kështu. Kjo është lot’. Më kujtohet se mendoja që trupi im po përdorej si shaka. Sot e kësaj dite, kur shoh atë meme, është diçka shumë e vështirë për t’u kapërcyer.”
Chloë ka vuajtur nga çrregullimi dismorfik i trupit edhe përpara meme-s së famshme, dhe sigurisht, kjo e fundit nuk ndihmoi në gjendjen e saj.
*Çrregullimi dismorfik i trupit është një gjendje e shëndetit mendor ku një person shpenzon shumë kohë duke u shqetësuar për të metat në pamjen e tij. Këto të meta shpesh nuk janë të dukshme për të tjerët.
Fatmirësisht, terapia dhe përhapja e maskave gjatë pandemisë e kanë ndihmuar Chloë Grace Moretz të shërohet disi.
“Të thuash se këto dy vitet e fundit kanë qenë transformuese është një nënvlerësim. Unë jam një vajzë shumë ndryshe nga sa isha. Tani, ndihem si një grua.”
Burimi: Glamour