How to wear

Gjithçka që ju duhet për ta plotësuar 100% garderobën e vjeshtës, bazuar në stilin tuaj

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2022

Gjithçka që ju duhet për ta plotësuar 100% garderobën

Ndonjëherë ajo çfarë veshim varet shumë nga humori ynë. Ka ditë kur duam thjesht një T-shirt dhe atlete, sikurse ka të tjera në të cilat bëjmë kombinimin më "ëoë" të mundshëm. 

Aktualisht, tema që na "shqetëson" për ditët në vijim është "çfarë na duhet për këtë vjeshtë"?  Do të donim të blinim gjithçka që na tërhiqte vëmendjen, por për aq kohë kjo s'është dhe shumë e mundur- bëhemi selektivë. 

Me kaq shumë trende në qarkullim është normale të tundoheni, por fokusohuni tek stili juaj dhe ajo që doni vërtetë. Nëse e gjeni veten tek një prej stileve më poshtë, atëherë duket të blini vetëm këta elementë.

1. "Minimalistja moderne"

Vlerësoni gjërat bazike dhe të thjeshta. Kushtojini pak vëmendje materialeve, ngjyrave neutrale dhe prerjeve "të forta". Qëndroni tek xhinset, pulovrat dhe patallonat serioze. 

Gjithçka që ju duhet për ta plotësuar 100% garderobën

2. "Shpirti i lirë"

Gjithçka që ju duhet për ta plotësuar 100% garderobën

S'keni pse bëni kompromis me shpirtin tuaj bohemian vetëm sepse është vjeshtë, dimër apo pranverë. Ju duhen sërish fustane me printe florale, çizme kamoshi, pulovra të gjëra dhe qëndisje. 

3. "Kameleoni i ngjyrave"

Gjithçka që ju duhet për ta plotësuar 100% garderobën

Ju keni nevojë për shumë kostume, në ngjyra të ndryshme. Këtë vjeshtë zgjidhni më shumë të kuqen e fortë, qitron, blunë e fortë dhe ngjyrën jeshile...

4. "It Girl"

Gjithçka që ju duhet për ta plotësuar 100% garderobën

Oh, ju duhen shumë këpucë balerina, xhinse të prera drejt dhe në ngjyrë të mbyllur dhe sigurisht xhaketa...Për ta plotësuar pamjen prej parizieneje, keni nevojë për T-shirt të thjeshtë polo dhe golfe.

5. "Futuristja"

Gjithçka që ju duhet për ta plotësuar 100% garderobën

Gjëja e fundit që do të bënit është të vishnit rroba të mërzitshme. Jeni të parat që hidheni drejt trendeve të reja, por përveç tyre mos harroni të furnizoheni edhe me elementët bazikë. Ju duhen xhinse të mira, pulovra dhe një pallto/pardesy që do të shkonte me gjithçka.

Burimi: Who What Wear