Ka një trend të ri në TikTok për kujdesen e lëkurës që u bë shumë shpejt viral, por kësaj here jo më kot! Quhet "riciklimi i lëkurës" dhe dermatologët, ndryshe nga herët e tjera e rekomandojnë. Eshtë 4 ditë dhe ideja qëndron tek kombinimi i duhur i llojit të produktit që duhet përdorur çdo natë.
Dita 1: Nata e scrub-it
Nata e parë konsiston në trajtimin e lëkurës me një eksfoliues kimik. Kini parasysh që scrubi duhet të aplikohet gjithmonë pasi të keni larë fytyrës dhe pas tij mos harroni të përdorni hidratues. Eksfolimi i lëkurës në mbrëmje ka shumë përfitime. Jo vetëm që heq qelizat e vdekura, por e bën lëkurën më të butë dhe e përgatit për produktet e tjera ditën tjetër.
Dita 2: Retinol ose Retinoid
Njësoj si natën e parë edhe të dytën niseni duke larë fytyrën për ta përgatitur më tej për retinolin. Përdorni shumë pak sasi duke qenë se retinoli mund ta acarojë lëkurën, sidomos nëse jeni në fillim të përdorimit. Retinoli ndihmon në rritjen e prodhimit të qelizave të reja të lëkurës dhe stimulon kolagjenin. Thënë ndryshe më pak rudha, më pak shenja në lëkurë dhe teksturë më e mirë.
Dita 3 dhe 4: "Lëreni lëkurën të pushojë"
Pas scrub-it dhe retinolit lëreni lëkurën të pushojë. Gjithçka që duhet të bëni është ta lani dhe të përdorni hidratues, por jo më shumë nga ç'duhet. Pas natës së dytë, është koha për ta rinisur sërish ciklin.
*Kujdes! Nëse nuk jeni shumë të dhënë dhe sistematikë ndaj kujdesit të lëkurës, merreni shtruar dhe mos e teproni me produktet.
Burimi: Huffington Post