Celebrity

Aktorja kritikon Meghan Markle dhe mendon se po imiton Lady Diana-n

Shkruar nga Anabel

2 Shtator 2022

Aktorja kritikon Meghan Markle dhe mendon se po imiton Lady Diana-n

Bethenny Frankel, sipërmarrëse, personalitet televiziv e cila ka luajtur edhe në serialin “The Real Housewives of New York City”, kritikoi komentet e Meghan Markle për familjen mbretërore.

"Ajo është si një shtëpiake kur nuk mund të ndalojë së foluri për faktin që nuk dëshiron të jetë më shtëpiake,” tha ylli i “The Real Housewives of New York City" gjatë podkastit “Just B with Bethenny Frankel”. “Është sikur dëshiron të ndahesh nga amvisat. Ishte toksike, nuk dua të jem pjesë e dramës. Por pastaj, për pesë vitet e ardhshme, flet gjithmonë për atë gjë nga e cila po përpiqesh të shkëputesh.”

“Kur do të largohesh nga familja mbretërore, largohu nga familja mbretërore. Mësove diçka, e the, ne të dëgjuam … dhe sërish në çdo intervistë të vetme që bën ti flet për familjen mbretërore. Let it go Elsa. Ec përpara. Krijo ndryshim në të ardhmen.” – shtoi ajo.

Aktorja kritikon Meghan Markle dhe mendon se po imiton Lady Diana-n

Bethenny akuzoi gjithashtu Meghan-in se po përpiqet të “imitojë” Princeshën Diana në mënyrën si ajo pozicionohet në publik, duke thënë: ‘Mendoj se ka një faktor që nuk lidhet me mënyrën me të cilën po flasim. Në atë elegancë të qëllimshme, të orkestruar, në atë imitimin e Dianës, në atë fjalimin e qëllimshëm, shumë të natyrshëm, shumë të ngadaltë të stilit të Caroline Kennedy.”

Komentet e Frankel vijnë menjëherë pasi The Cut publikoi një intervistë me Markle, në të cilën ajo preku sërish jetën mbretërore dhe rregullat dhe protokollet strikte.