Celebrity

A është gati Meghan Markle ta falë familjen mbretërore?

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2022

A është gati Meghan Markle ta falë familjen mbretërore?
Toby Melville / Associated Press

Meghan Markle dha një intervistë me “The Cut” dhe foli rreth rëndësisë së faljes.

“Unë mendoj se falja është shumë e rëndësishme. Merr më shumë energji të mos falësh”, tha ajo. “Por duhet shumë përpjekje që të falësh. Unë vërtet jam përpjekur, sidomos duke e ditur që mund të them gjithçka. Unë kam shumë për të thënë”, shtoi Meghan, duke na lënë të kuptojmë që kanë ndodhur shumë drama në pallatin mbretëror.

Meghan ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me kunatën e saj, Kate Middleton; ka akuzuar pallatin mbretëror për racizëm* (madje ka reaguar edhe vetë mbretëresha Elizabeth rreth çështjes) dhe largimi i saj së bashku me princ Harry-n, ka ngjallur shumë polemika, të cilat vijojnë të gëlojnë edhe sot. 

*Në një intervistë me Oprah Winfrey, Meghan Markle u shpreh se kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, Archie-n, dikush në familjen mbretërore ngriti “shqetësimin” se sa e errët do të ishte lëkura e foshnjës dhe sigurisht, ky "shqetësim" ishte aq i rëndë dhe fyes, sa zgjoi jo vetëm zemërimin e Meghan, por edhe të atyre që dëgjuan intervistën e saj me Oprah. 

Dukesha ceku edhe rikthimin e saj në pallatin mbretëror, me rastin e Jubileut të Mbretëreshës dhe e përshkroi si një përvojë "surreale", duke shtuar edhe se ishte "e hidhur, sepse gjërat nuk kishin pse të shkonin në atë mënyrë".

Gjithsesi, e shohim që Meghan ka në plan t’ia lërë dramat së shkuarës…Shumë mirë për të, por me kuriozitetin tonë ç’do bëhet?

A është gati Meghan Markle ta falë familjen mbretërore?

Artikuj të sugjeruar: