Princi Harry foli për 25-vjetorin e vdekjes së nënës së tij, Dianës, Princeshës së Uellsit.
Duka i Sussex-it ishte në Aspen, Kolorado, në një ndeshje polo në mbështetje të shoqatës së tij të bamirësisë, Sentebale, e cila punon me fëmijët në Afrikë.
"Në Sesoto, gjuha e Basotos, fjala sentebale do të thotë "mos më harro". Javën e ardhshme është 25-vjetori i vdekjes së nënës sime dhe ajo me siguri nuk do të harrohet kurrë”, tha princi.
Harry tha se shpreson për "një ditë të mbushur me kujtime të punës së saj të pabesueshme dhe dashuri për mënyrën se si ajo punoi", duke shtuar se ai donte që ajo të ishte një ditë për të kujtuar "shpirtin" e nënës së tij me familjen dhe fëmijët e tij, të cilët ai "do të donte ta kishin takuar".
“Çdo ditë, shpresoj ta bëj atë krenare”, shtoi ai. "Me të drejtë, lulet e saj të preferuara ishin forget-me-nots [miosotis, lloj luleje]. Shpresoj se ne mund të kujtojmë trashëgiminë e nënës sime duke u përkushtuar sërish ndaj atyre që u shërbejmë, kushdo dhe kudo që të jetë."
Diana ndërroi jetë më 31 gusht 1997 në një aksident automobilistik në Paris. Në aksident humbën jetën edhe i dashuri i saj Dodi Fayed dhe shoferi Henri Paul. Princi Harry ishte 12 vjeç dhe vëllai i tij, Princi William, 15.
- Ndihmësja e familjes mbretërore: Martesa Harry-Meghan do të ‘përfundojë në lot’
- A e gjen dot emrin e qenushit të Meghan dhe princ Harry? (Spoiler: Është titull filmi dhe kënge)
- Meghan Markle e urreu kopertinën e 'Vanity Fair' që konfirmoi lidhjen e saj me princin
- Libri i princit Harry ‘do të shqetësojë familjen mbretërore’
- Pse fëmijët e princit Harry duhet të marrin leje tek William/Charles para se të martohen?