Celebrity

A e gjen dot emrin e qenushit të Meghan dhe princ Harry? (Spoiler: Është titull filmi dhe kënge)

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2022

A e gjen dot emrin e qenushit të Meghan dhe princ Harry? (Spoiler:
KARWAI TANQ/ GETTY IMAGES

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë zgjeruar familjen me një pjesëtar të ri katërputrosh, që mban një emër shumë të veçantë. Qenushja mban emrin e një kënge dhe filmi. Nëse nuk do ta vrasësh mendjen, po ta tregojmë: quhet Mamma Mia – shkurt Mia.

Ja filmi: 

Ja kënga:

Harry dhe Meghan vendosën ta adoptonin qenushen, e cila ndryshe nga ç’mund ta mendosh, ka një moshë “të pjekur”. Specifikisht, dukesha kërkoi një qenushe, e cila të ishte në moshë të rritur. “Nuk duam një qenush Krishtlindjeje. Duam të ndihmojmë ata që janë më të rritur”, tha Megan.

Shannon Keith, avokate për të drejtat e kafshëve, e cila drejton strehën në të cilën ndodhej më parë Mamma Mia, u shpreh: “Dukesha më telefonoi personalisht në një numër të paidentifikuar dhe më tha: “Hej Shanno, jam Meghan”. Ato floën për 30 minuta dhe sërish Keith s’e kishte të qartë për cilën Meghan bëhej fjalë. “A po flas me Megan Fox mendova”, shtoi ajo.

Epo, kudo na kishte shkuar mendja përpos ngatërrimit të Meghan Markle dhe Megan Fox.

Nëse na lexon Meghan Markle, herë tjetër prezantohu!

Artikuj të sugjeruar: