Style Tips

Është sërish viti 2010 dhe këto varëse janë në modë: Jeni apo s'jeni gati?

Shkruar nga Anabel

24 Gusht 2022

Është sërish viti 2010 dhe këto varëse janë

S'e dimë ç'ndodhi, por është sërish viti 2010 dhe varëset e mëdha janë në modë po aq shumë sa dikur! Ju kujtohet kur çdo këmishë a fustan e shoqëronim patjetër me varëset gjigante me forma dhe ngjyra të ndryshme? 

Është sërish viti 2010 dhe këto varëse janë

Pas një pushimi të gjatë për më shumë se 1 dekadë, varëset fine, elegante dhe minimaliste do të zëvendësohen sërish nga sharmi dhe ekstravaganca e varëseve të mëdha. 

Është sërish viti 2010 dhe këto varëse janë

Eshtë aksesori i vetëm që do t'ju duhet t'i shtoni veshjes suaj, sado e thjeshtë të jetë ajo. Ju kujtohet si i kombinonin dikur vajzat e Gossip Girls, Samantha Jones, Diana Trout, etj? 

Është sërish viti 2010 dhe këto varëse janë

Është sërish viti 2010 dhe këto varëse janë

Ndoshta i kishit harruar deri këtë verë, që i riktheu fuqishëm për të qëndruar gjatë. Tani e dini: varësja e radhës duhet të jetë thjesht ekstra me plot kuptimin e fjalës.

Është sërish viti 2010 dhe këto varëse janë

Burimi: Huffington Post