Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

19 Gusht 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

BE regjistron zjarret më të rënda që prej 2006

Europa po përjeton zjarret më të këqija në pyje gjatë këtij viti, që nga fillimi i regjistrimeve të tyre në vitin 2006.

Nga deklarata e Komisionit Europian rezultoi se Franca dhe Spanja janë ndër vendet më të goditura nga zjarret këtë vit.

“Këtë vit, Franca ka humbur tashmë dyfishin e sipërfaqes nga zjarret në pyje krahasuar me vitin 2021, Spanja më shumë se trefishin”, -sipas shifrave të BE-së.

“Pesë vende të ndryshme u kanë bërë thirrje shteteve të tjera të BE-së për ndihmë që nga fillimi i verës për të luftuar zjarret”, sipas komisionit.

Kjo bëri që gati 370 zjarrfikës, 29 avionë dhe tetë helikopterë të vendosen në të gjithë Evropën për t’iu përgjigjur emergjencave.

Për më tepër, 150 zjarrfikës nga Bullgaria, Rumania, Gjermania, Franca, Finlanda dhe Norvegjia po mbështesin vendasit, Greqinë në korrik dhe gusht.Pas sezoneve veçanërisht shkatërruese të zjarreve në vitet e fundit, BE-ja ka punuar për të përmirësuar kapacitetet e saj për t’iu përgjigjur zjarreve të mëdha më shpejt dhe përtej kufijve.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shefi i OKB-së paralajmëron se dëmtimi i centralit të Zaporizhias do të ishte "vetëvrasje"

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres shprehu shqetësimin e tij në lidhje me luftimet pranë uzinës bërthamore të Zaporizhia në Ukrainën jugore dhe se çdo dëm i mundshën në impiant, do të ishte vetëvrasje.

Deklaratën, Guterres e dha gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe atë turk, Rexhep Tajip Erdogan në Lviv.

Kreu turk, Erdogan shprehu të njëjtat shqetësime si Guterres, duke thënë ishte i shqetësuar për rrezikun e një tjetër katastrofe si ajo e Çernobilit.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shirat e rrëmbyeshëm detyrojnë banorët e Zelandës së Re të largohen nga shtëpitë

Për 4 ditë me radhë shirat e rrëmbyeshëm kanë pushtuar disa pjesë të Zelandës së Re, duke detyruar banorët të lënë shtëpitë e tyre, pas daljes së lumenjve nga shtrati.

Si pasojë e motit të keq mbi 400 persona janë evakuuar, pasi kjo hapësirë është shpallur e pabanueshme për shkak të kushteve atmosferike.

“Shkatërrimet që pashë në Nelson ishin të tmerrshme dhe mendoj se do të duhen vite që kjo pjesë të rimëkëmbet”, tha Alec Louverdis, koordinator i ekipit për Mbrojtje Civile në Nelson.

Meteorologët thanë se Nelson është përballur me 172 milimetra shi që prej të martës, që është dyfishi i mesatares së reshjeve të shiut që rëndom bien në gusht. Po ashtu, edhe të shtunën, më 20 gusht, Nelson pritet të përballet me stuhi shiu.

Banorët e Nelsonit janë udhëzuar që të kursejnë ujin për shkak të problemeve që janë shfaqur në sistemin e ujësjellësit të qytetit.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një zbulim i mundshëm, mund të shkatërrojë përgjithmonë "kimikatet e dëmshme"

Kimistët kanë identifikuar një mënyrë të re me kosto të ulët për të shkatërruar "kimikatet e përhershme".

Shkencëtarët e kanë lidhur ekspozimin ndaj këtyre substancave, të njohura si PFAS, në nivele të caktuara me rreziqe serioze për shëndetin, duke përfshirë këtu kancerin apo edhe defekte që në lindje. Rezistenca e tyre ndaj ujit, vajit dhe njollave i bën ato shumë të dobishme. PFAS përdoren në qindra objekte të përditshme, duke nisur nga tigani i gatimit, kutitë e picave, produktet e pastrimit e deri tek produktet e make up-it. Nga ana tjetër janë pikërisht këto veti që i bëjnë të tilla kimikate shumë të vështira për t'u shkatërruar. 

Gjithsesi, ekspertët janë ende duke hulumtuar për të përcaktuar saktë sesi nivele të ndryshme të ekspozimit mund të çojnë në pasoja të ndryshme shëndetësore. 

Metodat ekzistuese për të shkatërruar këto kimikate (PFAS), siç është djegia, nuk kanë qenë shumë të suksesshme - ato kërkojnë temperatura jashtëzakonisht të larta, gjë që është e shtrenjtë.

Hulumtimi i ri, nga shkencëtarët në Universitetin Northëestern, SHBA pretendon se ka bërë atë që "në dukje është e pamundur" dhe ka shkatërruar PFAS duke përdorur temperatura të ulta dhe produkte të lira.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: BBC, CNN

MOS I HUMBISNI