Art & Libra

Poetja Nikita Gill ka një shqetësim për njerëzit që bëjnë tatuazh poezitë e saj

Shkruar nga Anabel

10 Gusht 2022

Poetja Nikita Gill ka një shqetësim për njerëzit që

Poezitë e Nikita Gill janë disa nga më të komentuarat në rrjete sociale dhe jo më kot, poetja – që numëron më shumë se 1 milion ndjekës në internet – është konsideruar edhe instapoete.

Fansat e Nikita-s, një poete britaniko-indiane që jeton në Angli, mendojnë se emocionet e saj nuk janë “dobësi, por superfuqia e saj”. Thënë kjo, shumë prej tyre kanë gjetur veten në tekstet e saj dhe disa prej tyre i kanë shndërruar në tatuazh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nikita Gill (@nikita_gill)

Megjithatë, kjo gjë e frikëson poeten. Anglishtja është gjuha e saj e dytë dhe ka ndjesi të përziera për lexuesit që bëjnë tatuazh shprehjet e saj.

Nga njëra anë, thotë ajo, "është një nder i madh të kesh një vend në lëkurën e dikujt". Por nga ana tjetër: “Kam këtë paranojë të frikshme, as nuk bëj shaka, se kam bërë një gabim drejtshkrimi!”

Poetja Nikita Gill ka një shqetësim për njerëzit që

E gjithë kjo paranojë për një gabim të mundshëm drejtshkrimi. Nikita nuk është as Virgjëresha në horoskop!!!

Poetja Nikita Gill ka një shqetësim për njerëzit që