
Nëse keni TikTok, me siguri e keni parë qindra herë videon virale të Remzie Osmanit, që tha "se Mihrija nuk e ka ftuar në fejesën e djalit, por që shpreson se në dasmën e tij do ta ftojë, pasi edhe ajo e kishte ftuar në dasmën e djalit të saj". Uh, duket si zhdërvjelloret "kupa me kapak, kupa pa kapak". Eminem who?!
Nga ana tjetër, Mihrije Braha, e ftuar në një program televiziv, tha se "nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit e kështu nuk e ka ftuar as ajo, por do ta ftojë në dasmë, ashtu siç e kishte ftuar edhe Remzia".
Nëse menduat se mbaroi me kaq, e keni gabim. Remzie Osmani, 50 vjeç, postoi këtë shprehje në Instagram:
"Dëgjo bir, sot të bëjnë pis të palarët, të gjuajnë zagarët e të japin mend trutharët".
Kjo shprehje mund të ketë ose jo lidhje me situatën. Sidoqoftë, qartazi "debati" është një debat tipik shqiptar: "Na ka shkuar, do i shkojmë".
Thënë këto, ndoshta ka ardhur koha që në evente që supozohet të sjellin gëzim dhe kënaqësi - të ftojmë njerëzit që duam të kemi pranë dhe të mos merremi me "qokat" që na kanë mbetur për t'u bërë.