Nëse preferoni pantallonat para fustaneve dhe fundeve, me siguri e dini cili është modeli më i famshëm i kësaj vere. Pantallonat klasike, të lirshme, të rehatshme, të freskëta dhe sigurisht- lino! Nuk ka rëndësi nëse po dilni për një shëtitje në qytet, po shkoni në piknik apo në ndonjë takim të parë: pantallonat lino janë shumë funksionale dhe do të dukeni cool në çdo rast. Ka diçka elegante tek to, aq më tepër nëse i kombinoni siç e meritojnë.
Pantallonave tuaja qepini/blijini një këmishë identike me to dhe gati për ta veshur gjithë verës.
Të bardhat s'duhet t'ju mungojnë kurrë.
Me shapka dukeni edhe me chic.
Kurse për në mbrëmje, linoja "e ngrirë dhe metalike" është perfekte!
Burimi: Who What Wear