TV Mania

Tv Klan sjell programin e famshëm me personazhe VIP? Si qëndron e vërteta

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2022

Tv Klan sjell programin e famshëm me personazhe VIP? Si qëndron e

Alketa Vejsiu ka vizituar vende si Republika Dominikane, Greqi, Turqi etj., por jo (vetëm) për pushime.

Çfarë thuhet nëpër disa portale: Burime pranë televizionit Klan kanë zbular për News31.al se arsyeja e këtij udhëtimi është realizimi i një tjetër patente ndërkombëtare. Sipas News31.al, Tv Klan ka vlerë patentën e programit të njohur “L’isola dei famosi” dhe ka nisur realizimin e tij në versionin shqiptar. Sipas po të njëjtit burim, ishulli që produksioni shqiptar ka zgjedhur për programin është pikërisht në Republikën Dominikane, Punta Cana.

Si qëndron e vërteta? E kontaktuar nga Anabel, Alketa Vejsiu u shpreh se për momentin po shqyrtojnë disa patenta dhe preferoi të mos specifikonte njërën prej tyre. Vejsiu shtoi se ajo dhe ekipi i Tv Klan kanë realizuar disa vizita/trajnime për të parë nga afër disa produksione botërore.

"Ishte trajnim/vizitë në vend për të parë disa produksione botërore nga afër - Itali, Greqi, Turqi, Meksikë. Kishin xhirime dhe ishte përvojë e mirë profesionale," u shpreh ajo.

Tv Klan sjell programin e famshëm me personazhe VIP? Si qëndron e
Foto: isola.mediaset.it

“L'isola dei famosi” (ishulli i të famshmëve) është një reality-show italian i cili ashtu si formati origjinal suedez, “Expedition Robinson”, vendos një grup njerëzish të famshëm në një ishull të izoluar, pa ushqim, zjarr dhe strehim. Ata duhet të përballen me mbijetesën dhe të konkurrojnë në sfida të ndryshme. Konkurrentët eleminohen njëri pas tjetrit, derisa mbetet një fitues në fund.