Social Buzz

Ju që dërgoni pafund *emoji* nëpër mesazhe, duhet të lexoni këtë

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2022

Ju që dërgoni pafund *emoji* nëpër mesazhe, duhet të

Të gjithë e kemi (ose jemi vetë) një shok që dërgon pafund emoji. Praktikisht, ka si përgjigje për çdo rast një ikonë dhe nuk ndalon së bërë këtë pavarësisht sa herë mund t'ja vësh në dukje. 

Nëse e gjetët veten këtu, na lini t'ju themi se ekziston edhe një argument shkencor që e shpjegon pse disa njerëz thjesht nuk ndalojnë dot së dërguari emoji.

Ikonat i japin deitë një mesazhi dhe ndonjëherë e përmirësojnë komunikimin, por sipas studimeve njerëzit që i përdorin më shumë janë ata që përgjithësisht bien dakord me gjërat. Kjo nuk do të thotë se janë njerëz që për hir të qetësisë së të tjerëve zgjedhin të shmangin konfliktet, por duke përdorur ikona ndihmojnë veten që të jenë më të qartë tek mesazhi që duan të përcjellin. Pra, emoji-t i ndihmojnë të thonë fiks çfarë duan të thonë, duke shmangur kështu një keqkuptim të mundshëm.

Këta njerëz, përgjithësisht duan të sigurohen që mesazhi është marrë me pozitivitet dhe nga ana tjetër duan të shpalosin kreativitetin apo natyrën e tyre.

Duke përdorur emoji, si në mesazhe pozitive ashtu dhe ato negative, t'i ndihmon marrësin ta perceptojë me më shumë intensitet emocional mesazhin. Prandaj, nëse jeni të lumtur dhe doni që të tjerët ta dinë, mos u kurseni fare në ikona- besdisen ose jo miqtë tuaj.

Përveç kësaj, studimi arriti në përfundimin se kur dërgoni një mesazh me konotacion negativ (pra po kritikoni apo po debatoni me dikë) marrësi e merr më pak seriozisht mesazhin tuaj nëse e shoqëroni me ndonjë ikonë. 

Kjo, vërteton atë ndjesinë e tmerrshme kur dikush që përdor gjithnjë emoji, krejt papritur të shkruan diçka, vendos pikë në fund të fjalisë dhe zero emoji. Aty kupton që gjërat janë serioze.

Burimi: Pop Sugar