Kinema & TV

Bëhuni gati për rikthimin e filmit aq shumë të diskutuar: Joker 2!

Shkruar nga Anabel

8 Qershor 2022

Bëhuni gati për rikthimin e filmit aq shumë të diskutuar:

Kllouni më i famshëm i kinemasë rikthehet sërish! Skenaristi dhe regjisori i "Joker",  Todd Phillips postoi në llogarinë e tij të Instagramit se aktualisht po punohet për Joker 2 që ndryshe do ta lexoni: Joker: Folie à Deux.

Në foton e postuar, shfaqet aktori ikonik i Joker, Joaquin Phoenix teksa lexon skenarin, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen e tij në rolin kryesor. Joker 2 vjen pas famës dhe diskutimeve të bujshme që ende pa dalë në kinema në 2019-ën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Todd Phillips (@toddphillips)

 Filmi flet për evolucionin e Arthur Fleck (Joaquin Phoenix) nga një burrë me probleme mendore në një burrë që fillon të vrasë njerëz. Kritikët asokohe u shqetësuan se fabula do të nxisë shikuesit të ndjekin hapat e protagonistit.

Joaquin dhe regjisori i filmit, Todd Phillips, këshilluan publikun të shohin filmin dhe të krijonom një mendim të vetin, pa u ndikuar nga mentaliteti i masës.

Në një event promovues, Phillips tha: “Filmi flet për mungesën e dashurisë, traumave të fëmijërisë, mungesën e dhembshurisë në botë. Mendoj se njerëzit do e kuptojnë mesazhin. Për mua, arti është i komplikuar ndonjëherë, dhe mirë bën.”

Joaquin dha gjithashtu deklarata të ngjashme. Për Associated Press, ai tha: “Nëse nuk di dallimin mes të mirës dhe të keqes, mund të interpretosh ç’të duash si të duash. Thjesht shpresoj që njerëzit ta shohin dhe ta kuptojnë që është film.”

Se çfarë do të sjellë Joker 2 mbetet ende surprizë, por e sigurtë është që diskutimet dhe polemikat nuk do të mungojnë!