Celebrity

Mandy Moore, shtatzënë për herë të dytë: Aktorja zbulon gjininë e fëmijës!

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2022

Mandy Moore, shtatzënë për herë të dytë: Aktorja
Photo Credits: Getty / Jeff Kravitz

Mandy Moore do të bëhet nënë e dy fëmijëve! Më 3 qershor, ylli i "This Is Us" njoftoi në Instagram se ajo dhe bashkëshorti Taylor Goldsmith janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku, një tjetër djalë, dhe se bebi do të vijë në jetë këtë vjeshtë.

"Një kapitull tepër i rëndësishëm i jetës sime sapo përfundoi dhe i tjetri, si nënë e dy fëmijëve, është gati të fillojë", shkroi ajo krahas një fotoje të djalit të saj 1-vjeçar, August "Gus" Harrison, i veshur me një bluzë që shkruante "Vëllai i madh".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mandy Moore (@mandymooremm)

Moore dhe Goldsmith filluan të dilnin në 2015-ën, para se të fejoheshin në privatësi në shtator 2017. Çifti më vonë u martua në një martesë intime në oborrin e shtëpisë në LA më 18 nëntor 2018. 

Më pas, Moore dhe Goldsmith mirëpritën fëmijën e tyre të parë, August, më 23 shkurt 2021. 

Burimi: Pop Sugar