Vetebesimi

Nëse që tani po ju mundon ideja e 'trupit të verës' gjatë pushimeve, lexoni këtë

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2022

Nëse që tani po ju mundon ideja e 'trupit të

Pushimet janë një nga periudhat më të bukura të vitit, por jo për ata që mendojnë më shumë për trupin e verës sesa vetë plazhin. Mendime të tilla jo vetëm që na mundojnë, por nuk na lënë të shijojmë siç duhet kohën tonë të lirë. 

Biseda të tilla që kanë togfjalëshin "trupi i verës" apo diskutimet në lidhje me format "e duhura" për plazh shpesh na frustrojnë duke na bërë të mendojmë më tepër për dukjen sesa momentin që po jetojmë.

Si mund t'i minimizojmë të tilla komplekse?

Ndoshta nuk do ta shmangni 100% fokusin nga problemet që mendoni se keni me forma tuaja, por mund të parapërgatiteni për t'u ndjerë më mirë dhe më pozitivë me veten gjatë udhëtimit. Sipas ekspertëve gjithçka nis nga paketimi i valixhes!

Kur bëheni gati për pushime, fillimisht shihi të jeni komod. Mendoni për temperaturat e vendit ku do të shkoni, materialet që i përshtaten më shumë vendit, lëkurës dhe sigurisht ju. Ekspertët thonë se gjatë pushimeve duhet të merrni veshjet që doni më shumë dhe ndiheni më rehat se me asgjë tjetër. Mendoni për rrobat që ju bëjnë të ndiheni më të sigurta me trupin tuaj.

Përpiquni ta rrethoni veten me një grup njerëzish që ju bën të ndiheni mirë. Eshtë e rëndësishme që energjia rreth jush të jetë pozitive dhe të dini që ata pranë jush ju duan për çfarë jeni.

Mos harroni ta trajtoni veten si dikë që e doni 

Flisni mirë me veten ashtu siç do të bënit me një shok që e doni. Kujtoni që janë pushimet tuaja dhe keni punuar fort për të shijuar ditë si këto. Mos lejoni që disa kilogram më pak/më shumë t'ju prishin momente që ndoshta s'keni shansin t'i përjetoni shpesh.

Mendoni për gjërat që doni tek trupi dhe vetja juaj dhe mos u shqetësoni tek gjykimet. Kujtoni që opinionet nuk janë fakte, prandaj s'vlen ta torturoni veten. Gjatë pushimeve, të gjithë merren me veten dhe pushimet e tyre. Sa herë të ndiheni keq apo mendimet negative t'ju pushojnë mendjen kujtoni shprehjen: 

"Një lule nuk mendon të konkurrojë me lulen që ka ngjitur. Thjesh çel".

Burimi: Bustle