Art & Libra

Çfarë punësh kanë bërë shkrimtarët më të mëdhenj të kohërave për të mbijetuar

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2022

Çfarë punësh kanë bërë shkrimtarët më

Bota sot mund të jetë e egër për të gjithë llojet e profesioneve, por koha në të cilën jetojmë është shumë delikate veçanërisht për miqtë më të ngushtë të penës, shkrimtarët.

Në fakt, historikisht shkrimtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave u është dashur të mbijetojnë dhe të nxjerrin para jo përmes pasionit të tyre më të madh, por duke bërë punë nga më të ndryshmet. Disa prej tyre i mësoni tani!

Reklamat/Marketingu

Ndryshe nga profesionet e tjera, marketingu, bota e reklamimit vazhdon të paguhet shumë mirë edhe sot. Dorothy Sayers, shkrimtarja e famshme angleze ka patur një zyrë marketingu të sajën, aty ku edhe krijoi "Mustard Club", -një etnitet imagjinar i dashuruar me mustardën, ku arriti të marrë rreth gjysmë milioni ndjekësish real në Mbretërinë e Bashkuar.

Salman Rushdie, kaloi shumë vite të lumtura duke punuar tek Ogilvy & Mather ku krijoi për Daily Mirror “Look into the Mirror tomorrow – you’ll like what you see” 

Madje, edhe  F. Scott Fitzgerald kaloi kohë tek Barron Collier’s. Paralelisht ai i dhuroi botës "Gatsbin e Madh".

Punonjësit e postës

Shërbimi postar ka qenë një vend shumë i sigurt për shkrimtarët. Anthony Trollope shkruante çdo mëngjes për 3 orë rresht librin e tij para se të niste punën në postë, punë të cilën e mbajti për 33 vite me radhë. 

Charles Bukowski gjithashtu ka punuar në këtë sektor për plot 10 vite. Jo më kot edhe novela e tij e parë quhej "Post Office" dhe protagonist ishte një nënpunës poste.

Pastrues dhe mirëmbajtës ambienti

Ken Kesey punonte si pastrues nate në një spital ku kuroheshin pacientët që kishin probleme me shëndetin mendor. Ai gjithashtu doli vullnetar për të qenë pjesë e një eksperimenti që bëhej për të studiuar kontrollin e mendjes, eksperiment i mbështetur nga CIA.

Stephen King gjithashtu pastronte kur ishte në gjimnaz.

Transkriptim muzikor

Shkrimtarët e dëshpëruar ishin gati të bënin gjithçka. Rousseau, mes librave të tij të ndaluar dhe klientëve që vraponin të trembur, arriti të transkriptojë 9,000 faqe muzikor për 8 vite me radhë derisa u nda nga jeta në 1778.

Gjuetar

Jack London shpesh e quante veten si "pirat i ostrikeve" pasi ishte gjatë gjithë kohës në kërkim të "gocave të detit". Ekziston një tjetër legjendë që thotë se Shakespeare u detyrua të largohej nga Stratford kur e kapën për gjueti drerësh në një pronë pranë vendit ku banonte. Që prej asaj kohe ishte në luftë përjetësisht me lordin e zonës, prandaj iu desh të arratisej.

Akademik

Shumë shkrimtarë mund të japin mësim, por pak prej tyre kanë bërë karrierë si të tillë. David Lodge ka qenë profesor anglishteje kurse Vladimir Nabokov ishte profesor i Literaturës Ruse në Universitetin Cornell.

Propagandist

George Orwell, i cili e kaloi gjithë jetën e tij duke hequr para ngado të mundte ishte i punësuar në shërbimin e  Imperial Police në Burma, një institucion të cilin ai e përbuzte. Kur u kthye në Londër, ai punoi si propagandist tek BBC. Ishte një dhimbje psikike e armikut të patriotizmit të pamenduar që na dha veprën e madhe 1984.

Mjekë, avokatë, klerikë

Henry Fielding ishte gjykatës, por refuzonte të merrte para nga dikush që me siguri nuk do të kishte më asgjë tjetër të mbetur. Kurse Anton Chekov, Somerset Maugham dhe Williams Carlos Williams ishin mjekë. 

Punonjës te biletat e linjave ajrore

Harper Lee punoi si e tillë për Eastern Air Lines dhe BOAC për plot 8 vite me radhë. Gjërat ndryshuan në 1956, kur muzikanti Michael Brown dhe gruaja e tij Joy i dhuruan Lee një kartolinë ditëlindjeje ku shkruhej: "Ke një vit pushim dhe duam ta marrësh të gjithin për të shkruar çfarë dëshiron." Brenda 12 muajsh, Lee prezantoi draftin e parë të “Të vrasësh zogun përqeshës” (To Kill a Mockingbird).

Burimi: The Conversation