"Si i harxhova të gjitha paratë?" "Çfarë ndodhi me mua këtë muaj që mbeta pa lekë?" Këto dilema të pazgjidhshme i kemi të gjithë në periudha të caktuara, kur shohim që kuloeta apo kartat janë bosh aty nga fundi i muajit. Njeriu gjithnjë do shpenzojë sa ka, prandaj e gjitha qëndron tek mënyra e menaxhimit. Si silleni me paratë tuaja. Në një kohë të vështirë si kjo që po jetojmë, është e rëndësishme të dini çfarë s'po ju lë të kurseni. Zakonet që në dukje janë kaq të pafajshme!
1. Blini gjëra vetëm se i gjeni me ulje.
Sa herë t'ju kapë ky tundimi djallëzor, pyesni veten: A më duhet? Përgjigjja është "jo" prandaj mbathjani.
2. Lekët që shpenzoni për ushqimin me porosi
Shpenzim i panevojshëm që duhet shmangur nëse doni të ndiheni mirë me veten në fund të muajit.
3. Ti nuk mban shënime të shpenzimeve që ke bërë përgjatë muajit.
Pastaj pyet veten e shtangur: "Ku shkoi rroga?"
4. Në mënyrë konstante ndryshon garderobën
Që të kursesh, duhen bërë ca sakrifica dhe kjo do të thotë të heqësh dorë nga blerjet e reja. Të gjithë duam ta ndryshojmë garderobën herë pas here, por prioritetet mbeten prioritete. Aq më tepër në kohëra të vështira si këto.
5. Dalja në pazar pa pasur një plan
Lista e famshme funksionon, prandaj aplikojeni. Shanset që të shpenzoni shumë më tepër janë të larta kur s'keni asnjë ide pse po futeni në market.
6. Nuk i paguan faturat në kohë
Dhe kjo krijon mbivendosje detyrimesh, shanset për të marrë borxh, etj, etj.
7. Lejoni humorin të ndikojë tek shpenzimet
Nëse je nga ata që mërzitjen e heq me një blerje ore të re, apo një drekë të mirë në mes të një të hëne të zakonshme, zor se mund të kursesh diçka në fund të muajit. Gjeni një alternativë tjetër që nuk përfshin paratë. Ecja në natyrë është falas.
8. Nuk merr kafen/ushqimin me vete
Bëni një llogari të shpejtë të parave që shpenzoni për kafe dhe ushqim në një ditë pune. Përgatiteni që në shtëpi dhe vëreni sa do kurseni.
Burimi: Huffington Post