Një përplasje harmonike mes "të vjetrës" dhe "të resë"! Zyrtarisht, TikTok-u do të jetë partneri i Festivalit të Filmit në Kanë për këtë vit!
Ky bashkëpunim do të bëjë bashkë platformën më të famshme të momentit për të rinjtë dhe eventin e rëndësishëm të filmave. TikTok-u do të ofrojë video të shkurtra të shkëputura nga eventi, artistë të njohur, etj, për ta bërë festivalin edhe më të famshëm duke e shpërdarë në më shumë se 2 miliardë përdorues në të gjithë botën.
Përfaqësues të aplikacionit premtojnë se do të ketë video ekskluzive nga ajo çfarë ndodh në backstage dhe gjithashtu do të hapet një garë për përdoruesit. Ata që fitojnë garën, do të shpërblehen me çmime përgjatë festivalit. Ky bashkëpunim bëhet për të tërhequr vëmendjen e audiencës së re dhe për t'i bërë ata të tregojnë më shumë interes ndaj botës së kinemasë.
Brezi i TikTok-ut, (gjenerata gen Z) nuk ka një marrëdhënie të fortë me botën e filmave, veçanërisht pas pandemisë ku i janë dedikuar gjithnjë e më shumë anës vizuale.
Në fillim të këtij viti, eventi zuri titujt kryesorë në media pasi ndaloi delegatët rusë të merrnin pjesë; lëvizje e cila erdhi si përgjigje për situatën e krijuar në Ukrainë.
Burimi: Euronews Culture