Gjermania do të dërgojë 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger në Ukrainë, u shpreh kancelari gjerman.
Olaf Scholz tha se pushtimi rus shënoi një pikë kthese dhe shtoi: "Është detyra jonë të bëjmë më të mirën për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër ushtrisë pushtuese të Putinit". Gjermania më parë lejoi Holandën të dërgonte 400 raketa me granata në Ukrainë.
Holanda i bleu armët nga Gjermania, e cila ka një politikë për të mos eksportuar armë në zonat e luftës. Reuters raportoi se vendet “që synojnë të kalojnë armët gjermane” duhet së pari të aplikojnë për miratim nga Berlini.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe Rusia të hiqet nga sistemi ndërkombëtar i pagesave bankare elektronike Swift. Më shumë vende të BE-së – përfshirë Francën, Italinë dhe Greqinë – kanë thënë se do të mbështesin vendimin për bllokuar Rusinë që të përdorë rrjetin global të pagesave, një përpjekje për të rritur presionin.
Luftimet vazhduan edhe ditën e sotme në të gjithë Ukrainën, por kryeqyteti, Kievi, mbetet në duart e Ukrainës. Numri i të vdekurve që nga mëngjesi i së shtunës ishte të paktën 198, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Polonia tha se 115,000 refugjatë kanë kaluar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit.
Ukraina po rrit presionin ndaj Turqisë për të mbyllur ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për luftanijet ruse, gjë që do të bllokonte disa anije që të përparojnë drejt Ukrainës.
Disa shtete, duke përfshirë Lituaninë, Estoninë dhe Rumaninë, bllokuan hapësirën ajrore për avionët rusë, ndërsa Rusia u përgjigj duke ndaluar avionët rumunë në hapësirën ajrore ruse.
Lufta në Ukrainë - artikuj të tjerë të rekomanduar:
- Si kundërshtimi i ukrainasve ka prishur planet e Putinit
- Nga aktor komik në objektivin nr.1 të Rusisë: Kush është presidenti i Ukrainës?
- Bota në një javë: 20 fotografitë më domethënëse
- Videoja e një ukrainasi që përpiqet të ndalojë ushtrinë ruse bëhet virale
- Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
- Çfarë është Swift dhe a mund ta ndalojë Rusinë?
- Fillimi i Luftës së Tretë Botërore? Ja si konflikti Rusi-Ukrainë na rrezikon të gjithëve
- ‘Ne nuk e duam këtë’: Reagimi i rusëve ndaj vendimit të Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën
- Çfarë ka Rusia me Ukrainën? Shpjegimi për konfliktin e gjatë e të ndërlikuar