Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2021: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2021

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2021: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2021: Peshorja dhe Akrepi

Eshtë muaji juaj i ditëlindjes dhe keni arsye për të qenë të gëzuar! Vitet e shkuara planetet jo gjithmonë kanë qenë në pozicione të favorshme gjatë tetorit, por fatmirësisht një pjesë e mirë e planeteve të vështira kanë lëvizur prej aty. Momenti kyç është Hëna e Re në Peshore, që do të sjellë një cikël të ri dhe shumë interesant këtë ditëlindje. 

Do të ndjeni që keni shumë më tepër kontroll mbi jetën tuaj në çdo aspekt. Kjo Hënë e Re do të hapë një derë të re energjie që mund të zgjasë për disa javë, ose edhe muaj dhe mund ta shfrytëzoni në dobi të dëshirave tuaja.  Ju e dini çfarë është më e rëndësishme për ju, prandaj bëni hapa para për ta arritur ëndrrën tuaj menjëherë pas Hënës së Re të 6 tetorit. Universi po dëgjon gjithçka.

Kur nisni një projekt të ri apo përfshiheni në diçka shumë të rëndësishme (personale apo profesionale) keni nevojë për një Mërkur të fortë pas jush.

Hëna e Plotë në Dash është në sektorin tuaj të martesës, partnerëve dhe bashkëpunimeve, sektor i cili do të shkëlqejë në 20 tetor. Gjatë kësaj kohe do ta gjeni veten duke marrë një vendim përfundimtar për lidhjen apo raportin që keni momentalisht. Mund të martoheni, fejoheni dhe kjo është koha perfekte nëse doni të krijoni një të ardhme të gjatë bashkë.

Nga 7 tetori deri në 5 nëntor do t'ju jepet një shans shumë i mirë për të bërë një udhëtim jashtë qytetit, qoftë edhe thjesht sa për të shijuar ndryshimin e stinëve. Fundjava më e përshtatshme është ajo e 9-10 tetorit dhe bëni mirë të niseni direkt të premten pas pune. 

Nëse jeni të martuar, Hëna e Plotë e 20-të tetorit do t'ju lehtësojë punët të dyve për të arritur atë objektivin e përbashkët që keni; mund të jetë blerja e një shtëpie, apo një bebush. Nëse s'jeni të lidhur, mund ta përdorni Hënën e Re si një shenjë të mjaftueshme për të firmosur dokumenta që lidhen me punën/biznesin tuaj. Blerjet apo kontratat bëjini pas 18 tetorit. 

Fundi i muajit do të jetë mjaftueshëm i mirë për të shijuar romancën, specifikisht data 28 tetor. Planifikoni diçka të veçantë dhe festoni për dashurinë!

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2021: Peshorja dhe Akrepi

Ky do të jetë një muaj i qetë për ju dhe do ta përdorni me devotshmëri për të planifikuar gjithë çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim. Ide të reja do të dalin në sipërfaqe në mënyrë të pavetëdijshme të cilat padyshim do të jenë në anën tuaj, por shpërblimin e tyre do ta ndjeni muajin e ardhshëm, atë të ditëlindjes suaj. Gjatë tetorit bëni mirë të zhvilloni strategjitë për më tej.

Shëndeti mendor dhe emocional do të jenë gjithashtu në qendër të vëmendjes. Do të jeni në kërkim të paqes dhe qetësisë, prandaj hiqni përkohësisht dorë nga detyrimet shoqërore këtë periudhë. 

Merrni kohën që ju duhet për të pushuar, veçanërisht në gjysmën e parë të tetorit. Sapo energjia t'ju rikthehet do të ecni para me shpejtësinë e erës, për të mos humbur asnjë lloj mundësie që ju del para. Bëni ndryshime në axhendën tuaj dhe vendosni prioritete të reja. Eklipset e nëntorit mund të sjellin disa ndryshime planesh dhe pasi ta kenë dhënë mesazhin e tyre do të lëvizin në drejtime të ndryshme.

Nëse kohët e fundit keni qenë duke u përballur me një problem që nuk po zgjidhet, mbase keni nevojë ta diskutoni me dikë. Një psikoloh apo dikush që e sheh nga jashtë situatën mund t'ju ndihmonte. S'është e thënë që të bëni gjithçka vetë. Vetëm se kërkoni ndihmë, s'do të thotë se jeni i dobët.

Çështja e shëndetit do të vijojë të kulmojë në Hënën e Plotë, 20 tetor. Do të ishte një moment perfekt për të bërë kontrolle edhe për shëndetin fizik. Mos neglizhoni analizat rutinë dhe kontrolle të tjera. Kujdes me dietën dhe aktivitetin fizik. 

Në 20 tetor do të shihni një projekt të përmbushet plotësisht. Nëse punoni për të tjerët, shpërblimi në fund të jetë shumë i madh dhe përveç kësaj mund të promovoheni më tej. Nëse po kërkoni apartament apo shtëpi, ky muaj është me fat për ju. Përfitoni dhe bëni zgjedhjet tuaja para 28 dhjetorit të këtij viti.

Nëse jeni nga ata Akrepët gjithmonë në lëvizje, mos hiqni dorë nga asgjë, e aq më pak nga ëndrrat tuaja. Nëse doni të qëndroni aty ku ndodheni momentalisht, mund të përmirësoni arredimin e shtëpisë, ta lyeni apo të shtoni diçka që keni dashur prej kohësh. 15 tetori është ditë perfekte për ndryshime që lidhen me shtëpinë. 

Fundjavat më romantiëke do të jetë 2-3 tetor kështu që shfrytëzojeni në maksimum çastet e dashurisë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.