Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2021: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2021

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2021: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2021: Binjakët dhe Gaforrja

Me shumë gjasa gjatë gjithë korrik- gushtit keni qenë të ulur në karrigen e zyrës dhe gjatë shtatorit keni pyetur veten se kur do të jetë koha më e mirë për të marrë një pushim të gjatë. Përgjigja është: tetori! Keni patur shumë punë për të bërë gjatë muajve të fundit dhe ishit të vetëdijshëm që nëse shkëputeshit vetëm sa do të akumulonit punët e mbetura pezull. Për shumë njerëz të shenjës së Binjakëve, puna është e lidhur shumë me pushimet, pradaj ditët e tyre të lira mund të mos jenë fiks pushime. Lajmi i mirë është se i gjithë tetori është për kujdes ndaj vetes dhe shumë qejf.

Datën 6 tetor rrethojeni në kalendar sepse do të jetë e veçantë përsa i përket jetës personale. Hëna e Re do të jetë veçanërisht një lajm i mirë për ju sepse do t'ju sjellë qëndrueshmëri dhe rehati. Nëse jeni single mund të takoni dikë dhe çfarë ju sugjerohet përgjatë gjithë tetorit është të dilni sa më shumë. Aktivitetet jashtë shtëpisë janë në avantazhin tuaj. 

Nëse jeni të lidhur/martuar mund të zbuloni se jeni shtatzënë. Kjo është koha e duhur për një bebush ose për të adoptuar një vogëlush që e keni dashur gjithmonë. Hëna e Re do të ndikojë edhe në krijmtarinë tuaj. Nëse punoni në një vend ku paguheni për idetë tuaja, kontribuoni me imagjinatën tuaj që të shpërbleheni siç e meritoni. Projektet këtë muaj do të shkëlqejnë.

Përsa i përket romancës, nëse po dilni me dikë dhe e keni seriozisht, koha që kaloni bashkë do të jetë e gëzueshme dhe komunikimi shumë herë më i mirë. Për Binjakët e martuar, tetori do të jetë perfekt, prandaj bëni plane për eksperienca të reja bashkë. 

Mërkuri, planeti juaj udhëheqës është në prapavijë dhe do të jetë për një pjesë të mirë të muajit, prandaj shmangini dokumentat dhe firmat.  Jupiteri është në kënd perfekt me Diellin në 15 tetor, një ditë plot shkëlqim për ju. Skeduloni diçka të rëndësishme për ta bërë atë ditë- është data më e veçantë e muajit për ju. 

Hëna e Plotë e 20 tetorit (+/- 5 ditë) mund të sjellë evente interesante në axhendën tuaj si dhe do të ndiheni më energjikë përsa i përket jetës sociale. Do të dilni me miq pas një periudhe të gjatë izolimi dhe do të shijoni drekat/darkat që ju kishin munguar aq shumë. Dikush mund t'ju ftojë në një dasmë mes datave 21-25 dhe ndoshta do t'ju duhet të udhëtoni për të shkuar atje, kështu që shijojeni.

Mos harroni maskën dhe vaksinohuni për të qenë më të qetë. Shëndeti është kryefjala juaj në nëntor, prandaj duhet të kujdeseni për të në të gjitha mënyrat e mundshme. Pas prapavijës, dy janë datat që duhet të mbani mend: 28 dhe 31 tetori.  Në 28 tetor Afërdita dhe Jupiteri do t'ju mundësojnë shumë kohë romantike dhe me shumë gjasa një udhëtim. Kurse me 31, Halloëeen-i s'do të jetë dhe aq i veçantë, por punët brenda biznesit po. Eshtë koha perfekte për të firmosur një kontratë apo për të blerë një pajisje elektronike. Bëni pazare!

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2021: Binjakët dhe Gaforrja

Shtëpia është aty ku fle zemra jotë, e aq më tepër këtë tetor. Keni 4 trupa qiellorë në shtëpinë tuaj të katërt, atë të shtëpisë, kështu që nëse ju duhet të lëvizni duhet të jeni të aftë për të gjetur një hapësirë që t'ju emocionojë dhe të flisni me pasion për të.  Filloni kërkoni për një vend të ri pas 6 tetorit. Periudha juaj më e fuqishme do të jetë fiks pas Hënës së Plotë, ndonëse mund të keni shumë kohë që kërkoni për "kështjellën" tuaj.

Shihni me kujdes dhe me një qëllim të caktuar në mendje, pastaj firmosni pas 18 tetorit, kur Mërkuri të ketë dalë nga prapavija. Nëse e gjetët vendin që kërkonit, filloni bisedimet me bankat për një kredi të mundshme që do t'ju aprovohet shpejt. Familja është mbështetja juaj më e madhe, prandaj para cash vijnë si dhuratë ose borxh që t'ja dilni më lehtë këtë periudhë. 

Duhet të merreni me rregullimin e çdo pjese të shtëpisë dhe koha më e mirë për ta bërë është tetori.

Nëse duhet të ndihmoni një person nga familja juaj, duhet ta bëni këtë muaj. Konsiderojeni veten me fat dhe kontribuoni tek ata rreth jush që kanë nevojë. Ky muaj s'do të jetë i shkëlqyeshëm për jetën sociale apo romancën, por kjo s'do të thotë që dashuria mungon. S'ka rëndësi nëse jeni martuar me dashurinë e jetës suaj apo po kërkoni akoma, periudha më e mirë e tetorit është 1 deri në 7. Nga gjithë këto ditë, bëni mirë të organizoni një fundjavë romantike në 2-3 tetor.

Me Mërkurin në prapavijë, një ish-dashuri e vjetër mund të kthehet duke ju ftuar për darkë apo një takim të shkurtër. Përgjigja duhet të jetë "JO", por nëse jeni kureshtarë, vazhdoni. Kujtoni se kishte një arsye që u ndatë dhe arsyeja ekziston ende. Gjithsesi, shihni sesi do të ndiheni, por mos merrni vendime radikale deri në fund të tetori. Karriera juaj pritet të shkëlqejë në mënyrë brilante pas 20 tetorit, ku do të shihni përballë gjithë arritjet dhe shpërblimet tuaja. Mund të keni një rritje rroge, një ofertë pune, apo një promovim. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të arrini një marrëveshje me një klient të rëndësishëm. 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.