Celebrity

Deklarata e çuditshme e Akon për vdekjen e aktorit acaron keq njerëzit

Shkruar nga Anabel

8 Shtator 2021

Deklarata e çuditshme e Akon për vdekjen e aktorit acaron keq

Ndarja e papritur nga jeta e aktorit Michael K. Williams ishte tronditëse për shumë miq dhe fansa të tij. Një nga miqtë që ka folur publikisht për mediat është Akon, i cili në një intervistë për TMZ shprehu keqardhjen përmes një deklarate të çuditshme.

Gjatë intervistës, Akon nderoi figurën e 54-vjeçarit, yllit të “The Wire”, të cilin e quajti “mik të vërtetë”. Ai e përshkroi atë si “një person të mahnitshëm” dhe “super të talentuar” dhe tha se vdekja e tij ishte “një ditë e trishtë”.

Deklarata e çuditshme e Akon për vdekjen e aktorit acaron keq

Më vonë, reperi bëri disa komente që shkaktuan shumë pakënaqësi në rrjete sociale. Duke reflektuar mbi vdekjen e aktorit, i cili thuhet se ndërroi jetë si pasojë e një mbidoze droge, Akon u shpreh se të fashmit kanë më shumë probleme se njerëzit e varfër.

“Shokë, të famshmit dhe të pasurit kanë më shumë probleme se të varfërit. E dini kur thonë, ‘më shumë para, më shumë probleme’? Kjo është e vërtetë.”

“Akon sapo tha gjënë më idiote,” shkruan dikush në Twitter. “Njerëzit e pasur kanë më shumë probleme? Përdori paratë për terapist i dashur,” lexohet në një tjetër koment.

“I dashur Akon, si një nënë beqare me $16 të mbetura deri ditën e rrogës, të lutem mos më thuaj që problemet e tua janë më të mëdha se të miat. Mund të më dërgosh para cash kështu që mund ta përjetoj edhe unë këtë vështirësi,” është një koment i radhës.

Në pjesën më të madhe të komenteve, njerëzit theksojnë se të tilla deklarata janë të pakuptimta dhe minimizojnë problemet e shtresës së varfër. “Thjesht thoni që shëndeti mendor ka rëndësi për të gjithë dhe kaq,” shkruajnë shumë prej tyre.