TV Mania

Rubrika e re në ‘E Diell’ shndërron personazhet VIP në dado

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2021

Rubrika e re në ‘E Diell’ shndërron personazhet VIP

Emisioni “VIP Dado” mbylli një sezon në Klan Kosova dhe së shpejti do të nis transmetimin në Shqipëri, si pjesë e “E Diell” në Top Channel.

“’VIP Dado’ bashkohet me ‘E Diell’ në Top Channel” shkruan faqja e emisionit në Instagram. Në një postim tjetër, thuhet se Edi Manushit do t’i bashkohet Anita Haradinaj si bashkë-prezantuese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VIPDADO (@vipdadotvshow)

“Me sezonin e ri në ardhje, formati do të pësojë edhe ndryshime, duke pasur prezantuese permanentë,” shkruan Top Channel.

“VIP Dado” është një format ku personazhe të njohur vendosen në rolin e dados për fëmijë. Prindërit e tyre dalin jashtë për darkë, ndërsa për të vegjëlit duhet të kujdesen personazhet e përzgjedhur.