Lifestyle

Zbuloni këtu si do duken emojit e reja: Mes tyre edhe 'burra shtatzënë', jo pa arsye

Zbuloni këtu si do duken emojit e reja: Mes tyre edhe 'burra

Unicode Consortium, organizata përgjegjëse për krijimin dhe standardizimin e emoji-ve në të gjithë pajisjet globalisht, ka zbuluar listën e fundit të imazheve të ardhshme. Azhornimi i "Emoji 14.0", i cili do të konfirmohet në shtator 2021 dhe do të fillojë përdorimin e gjerë në tetor, përfshin një numër shprehjesh të reja për fytyrën e verdhë ikonike të rrumbullakët dhe disa gjeste të reja duarsh (përfshirë "zemrën e gishtit" të popullarizuar gjatë 10 viteve të fundit në Korenë e Jugut).

Zbuloni këtu si do duken emojit e reja: Mes tyre edhe 'burra
Emoji 14.0

Më e rëndësishmja, diapazoni i ri i emoji-ve të propozuar përfshin një grup figurash më të larmishme për të përfaqësuar shtatzëninë. Aktualisht, ka vetëm një emoji shtatzënë të disponueshme në smartphone, që paraqet një grua; një ilustrim i kufizuar i një procesi biologjik që përjetohet nga individë të të gjitha identiteteve gjinore. Prandaj, ky azhornim është më përfshirës ndaj identiteve gjinore, me emoji që mund të përdoren për të pasqyruar më saktë jetën e burrave transgjinorë që janë shtatzënë, si dhe personave shtatzënë që identifikohen si jo-binarë (non-binary), gender-fluid etj.

Zbuloni këtu si do duken emojit e reja: Mes tyre edhe 'burra
Emoji 14.0

Më parë, përpjekjet e Unicode kanë patur fokusin në një përfshirje më të gjerë etnike - për shembull, disa ngjyra emoji-sh. Ndërsa tani, ka edhe "bashkim duarsh" të dy njerëzve me ngjyra të ndryshme lëkure.

Zbuloni këtu si do duken emojit e reja: Mes tyre edhe 'burra
Emoji 14

Ky azhornim i ri (ai i 'burrave shtatzënë') është një përpjekje e ngjashme për t'u larguar nga ideja e një parazgjedhjeje gjinore dhe supozimet se personi që përdor një smartphone është heteroseksual dhe "cis-gender". Krahas emoji-ve, "princ" dhe "princeshë", do të ketë edhe një emoji "person me kurorë non-binary".

Nëse termat e identiteve gjinore ju bënë lëmsh, mësoni më shumë për to këtu.

Burimi: Guardian, Men's Health

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb