Ribashkimi i yjeve të “Friends” në HBO Max, një nga sit-com më të popullarizuar në të gjithë botën, ishte një nga ngjarjet më të shumëpritura së fundmi. Reagimet ndaj shfaqjes kanë qenë përgjithësisht pozitive deri tani, megjithëse disa kritikë kanë vënë re elementë të panevojshëm. Rolling Stones e përshkroi si një shfaqje me shumë devijime dhe të mbingarkuar me të ftuar, por shtoi se kur gjashtë miqtë e famshmë ndërveprojnë me njëri-tjetrin, është e pashmangshme momenti i ëmbël nostalgjik.
Disa nga momentet më të bukura:
1. Joey (Matt LeBlanc) duke u përpjekur të gjejë duart e “binjakut të tij identik”.
2. Disa prej tyre nuk i kanë parë të gjitha seritë, si Lisa Kudrow. Matthew Perry nuk i ka riparë, ndërsa David Schwimmer nuk i kishte parë për 17 vite, derisa vajza e tij nisi t’i shohë vitin e kaluar. Courtney Cox dhe Matt LeBlank i kanë riparë shpesh.
3. Rikthejnë quizin-trivia.
4. Prania e personazheve të tjerë. Oh. My. God!
Joey mund të mos ishte Joey! Në episodin “The One with Unagi”, aktori Louis Mandylor shfaqet si “binjaku i Joey-t” pasi ky i fundit përpiqej të bënte para duke pretenduar se kishte një vëlla binjak. Në fakt, Mandylor mund të ishte Joey i vërtetë pasi aktori kishte bërë audicionin për rolin e Joey-t, por nuk ishte pranuar. Ç’ironi!
6. “Friends” film? Jo.
Për vite, shumë adhurues të “Friends” kanë qenë të dëshpëruar për një film - me aktorët që përsërisin rolet e tyre në një serial apo film të ri. Por ju mund ta merrni me mend se si reagon kasti kur pyetet për diçka të tillë:
“Shfaqja përfundoi shumë bukur, jeta e të gjithëve është shumë e bukur dhe producentët duhet të zbërthejnë të gjitha gjërat e mira në mënyrë që të ketë histori,” tha Kudrow.