"Split" është filmi thriller-horror psikologjik me protagonist James McAvoy. Historia sillet rreth karakterit të Kevin ëendall Crumb i cili ka 23 personalitete të ndara si pjesë e çrregullimit të identitetit.
Në fushën e ekspertëve të shëndetit mendor, filmi ka shkaktuar shumë polemika për mënyrën se si portretizohet çregullimi i personaliteteve të shumëfishta.
Karakteri shfaqet në një konotacion të ligë, duke rrëmbyer 3 vajza dhe në kulmin e filmit, shfaqet edhe një personalitet i katërt i quajtur "Bisha", që duket se zhvillon superfuqi të ngjashme me demonët.
Sipas psikologes Michelle Stevens, të gjitha këto ndikojnë në përjetësimin e stereotipeve negative në lidhje me gjendjen. Gjatë kohës kur filmi u publikua, ajo botoi një letër të hapur në Hollyëood Reporter, ku shkruante se "çrregullimet e identitetit janë sëmundje të vërteta mendore që prekin miliona njerëz", përfshirë vetë atë.
"Kur ju dhe të tjerët në Hollywood talleni me çrregullimin tonë, çfarë ndryshimi ka kjo nga bullizuesi në oborrin e shkollës që tallet me një fëmijë me aftësi të kufizuara? A do të bënit një film për një person me sindromën Daun që ka fantazi seksuale të sëmura? A do të shkruani një skenar për një vrasës me autizëm? Sigurisht që jo. Është e papëlqyeshme. Atëherë, pse s'qenka problem kur talleni me sëmundjen time mendore?"
Ekspertë të tjerë të kësaj fushe kanë thënë se është "e padrejtë që portretizosh një të sëmurë mendor si një demon të mirëfilltë".
Megjithatë, me gjithë kritikat, popullariteti i filmit nuk u dëmtua, të paktën komercialisht. Gjatë kohës kur doli ai ishte në krye të top-listave të filmave më të ndjekur. Plus, personazhi kryesor vazhdon të jetë një objekt i mirë memesh: "That wasn't me, that was Patricia".