Kinema & TV

Leonardo DiCaprio është protagonisti i versionit të ri të filmit fitues në Oscar

Shkruar nga Anabel

27 Prill 2021

Leonardo DiCaprio është protagonisti i versionit të ri të

Filmi komedi/dramë në gjuhën daneze “Another Round,” që fitoi Oscar për “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, do të xhirohet në gjuhën angleze.

Në versionin e ri të filmit, që bazohet te historia e katër mësuesve që konsumojnë alkool çdo ditë për të parë se si ndikon në jetën e tyre profesionale dhe personale, Leonardo DiCaprip do të luajë rolin e protagonistit (Martin), të luajtur në origjinal nga Mads Mikkelsen.

Leonardo DiCaprio është protagonisti i versionit të ri të

Për momentin, nuk është konfirmuar ende një regjisor ose skenarist. Regjisori i “Another Round”, Thomas Vinterberg, u shpreh se nuk do të përfshihet, pavarësisht se ka xhiruar filma në gjuhën angleze më parë.

"Tani është në duart e aktorit më të mirë që mund të merrni dhe përveç që [DiCaprio] është një aktor i shkëlqyer, ai ka bërë zgjedhje shumë inteligjente gjatë gjithë karrierës,” tha Vinterberg. "Ndjej se ka shumë integritet në zgjedhjet që ai ka bërë. Unë jam plot shpresë dhe kuriozitet për çfarë që do të bëjnë.”

“Another Round”, përpos çmimit Oscar, triumfoi edhe në të njëjtën kategori në çmimet Bafta.

Burimet: Guardian, Deadline