Social Buzz

Gratë pëlqejnë më shumë këtë lloj trupi tek burrat: Zgjedhja s'është fare ajo që po mendoni!

Shkruar nga Anabel

27 Prill 2021

Gratë pëlqejnë më shumë këtë lloj trupi tek

Sipas një sondazhi të Dating.com , trupi që gratë preferojnë më shumë është ai që njihet si "dad body/dad bod" - trup babi. 75% kanë përzgjedhur këtë opsion, ndërsa vetëm 15% e të anketuarve thonë se preferojnë trupin "Ken" (i dashuri i Barbie-t). Për 20% prej të anketuarve, lloji i trupit te partneri nuk ka shumë rëndësi, pasi preferonin të përqendroheshin më shumë tek personaliteti sesa tek pamja.

Gratë pëlqejnë më shumë këtë lloj trupi tek
Në të dyja fotot është aktori Jason Momoa.

Ju me siguri, e keni parasysh si duket trupi i Ken, por ndoshta po pyesni si është "dad body". Si term, është një zhargon në kulturën popullore që i referohet një forme të trupit tek burrat që është disi me (pak) muskuj, por edhe mbipeshë. Ja disa shembuj:

Gratë pëlqejnë më shumë këtë lloj trupi tek
Një trup "Ken" VS Një "dad body"
Gratë pëlqejnë më shumë këtë lloj trupi tek
Dad body - pak më i tonifikuar
Gratë pëlqejnë më shumë këtë lloj trupi tek
Një tjetër krahasim, më i theksuar

Gratë pëlqejnë më shumë këtë lloj trupi tek

Arsyet pas sondazhit? Ja çfarë thonë disa vajza dhe gra në Reddit:

#1

"Një trup super perfekt më frikëson dhe madje do mendoja se ky person s'do ketë mjaftueshëm kohë të lirë për mua, duke supozuar se kalon shumë kohë në palestër. Ndihem më e relaksuar me dikë me trup mesatar, sepse edhe trupi im është mesatar."

#2

"I dashuri im ka 'dad body'. Ai është i fortë dhe atletik, por e do edhe ushqimin. Më e mira e dy botëve. Për më tepër, nuk kam presionin që duhet të shkoj dhe unë vazhdimisht në palestër."

#3

"Preferoj 'dad bodies' sepse s'më intimidojnë."

#4

"Ndihem më rehat me një trup të tillë. Dhe përqafimet janë kaq të buta."

#5

"S'më interesojnë shumë muskujt e barkut në fakt. Shpatullat s'do ishin keq, por përsëri, s'më intereson fiziku 'uau' në përgjithësi."

Me pak fjalë, duket se gratë tek "dad body" shohin balancën - një ekuilibër midis të qenit në formë dhe të paturit një bark të dukshëm. Dikush që stërvitet herë pas here, por s'e ka problem të përpijë një picë të tërë.

Poll