Celebrity

Rihanna s'humb kohë: Gati për surprizën e radhës

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2021

Rihanna s'humb kohë: Gati për surprizën e radhës

Falë fuqisë së Rihanna-s dhe ekipit të saj, Fenty është kthyer prej kohësh në markë që simbolizon cilësinë dhe konkurrues në çmime. Ndërkohë që Fenty Beauty dhe Fenty Skin mbeten dy nga markat më të suksesshme për momentin, Riri s'mjaftohet me kaq. Eshtë gati t'i surprizojë njerëzit me një markë dedikuar kujdesit ndaj flokëve! 

Thuhet se këngëtarja është shumë gati për Fenty Hair! Ndonëse marrëveshja nuk është konfirmuar ende prej saj, familja e Fenty me shumë gjasa do të zgjerohet. 

Kompania e yllit të pop-it do të zgjerojë kategorinë e produkteve dhe kësaj here vëmendja shkon për gjithçka që lidhet me flokët dhe kujdesin e tyre.

Muajin e shkuar, Rihanna dhe LVMH vendosën t'i japin fund markës së saj të veshjeve Fenty. Një vendim i tillë erdhi për shkak të pasojave të pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brandi në distancë, një brand luksoz që prodhohej në Paris dhe Itali.

Rihanna s'humb kohë: Gati për surprizën e radhës