Andon Qesari, aktori i shumë roleve në kinematografinë shqiptare dhe regjisor në shumë të tjera, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Qesari ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në Facebook, djali i tij, Edon Qesari.
Gjatë karrierës së tij artistike, Qesari ka marrë pjesë në shumë filma si dhe pjesë teatrale si "Shënomëni dhe mua”, “Furnalta”, “Intrigë dhe dashuri”, “Epoka para gjyqit”, “Doktori pacient”, “Tragjedia e Deas”, “Prometeu”, “Vizita e damës plakë”, “Ezopi”, “Opertunesku”, “Romeo e Zhulieta”, “Vizita e inspektorit”, “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj.
Andon Qesari ka lënë pas gjithashtu shenjën e tij si regjisor në disa prej filmave dhe komedive më të suksesshme shqiptare si: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj.
I lindur në Qeparo të Vlorës në 27 qershor 1942-it, Qesari u diplomua si aktor në shkollën "Aleksandër Moisiu”. Veprat e tij ndër vite kanë bërë që aktori të nderohej me titullin "Artist i Merituar".