Aktorja dhe regjisorja Robin Wright, pasi u ndesh me komentet bullizuese nëpër rrjete sociale dhe veçanërisht në Twitter, e gjeti veten si regjisore e një filmi që flet për sjelljen e këndshme dhe mirësinë e njerëzve.
“Doja të bëja një film sepse kishte kaq shumë dhimbje në vendin tonë. Thjesht për shëmtinë që po ndodhte në botë, e dini, shpërthimet në Twitter,” tha ajo në Cinema Café të Festivalit të Filmit Sundance, ku pati edhe premierën filmi i titulluar “Land”.

“Të gjithë gjykonin dhe ka kaq shumë ngacmime dhe bullizime që po ndodhin. Mendova për efektin që ka te fëmijët dhe se si po ndryshon, psikologjikisht, përbërja jonë qelizore. Gjithë kjo errësirë dhe poshtërsi.”
Filmi “Land”, ku Robin është edhe aktore, tregon për historinë e Edee, e cila “arratiset” për të marrë veten pas një tragjedie dhe kupton se ka nevojë për të tjerë njerëz.