Bota

Gruaja fshehu trupin e nënës së saj në frigorifer për 10 vite, nga frika se do humbte shtëpinë!

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2021

Gruaja fshehu trupin e nënës së saj në frigorifer për

48-vjeçarja, Yumi Yoshino, pranoi ditën e mërkurë, 27 janar, se ka mbajtur në shtëpi kufomën e nënës së saj për 10 vite.

Për një dekadë, Yoshino e ka fshehur viktimën në frigorifer, në një apartament në Tokio.

Policia e mbajti me “dyshimin e braktisjes dhe fshehjes së një trupi”.

48-vjeçarja mohon ta ketë dhunuar apo vrarë mamanë e saj, por thotë se kur ajo vdiq, e fshehu trupin sepse kishte frikë se do të detyrohej të largohej nga banesa ku ato jetonin, pasi “do e dëbonin”.

Nënës, që mendohet të ishte rreth moshës 60 vjeç kur humbi jetën, iu dha një banesë me qera në një kompleks banesash komunale.

Yoshino ishte detyruar të linte apartamentin në mes të janarit pasi nuk kishte paguar dot qeranë dhe një pastruese zbuloi trupin e pajetë në shtëpi.

Sipas raporteve, autopsia nuk po e përcakton dot ende kohën e saktë dhe shkakun e vdekjes së gruas.

Gruaja fshehu trupin e nënës së saj në frigorifer për

Burimi: The Guardian