Krehja e flokëve duket si procesi i fundit që mund t'i dëmtojë ato, por kjo vetëm nëse e bëni në mënyrën e duhur. Gabimet gjatë krehjes mund t'i bëjnë më shumë keq sesa mirë flokëve tuaj dhe të pengojnë rritjen e tyre, prandaj duhet të keni parasysh çfarë duhet bërë dhe çfarë jo.
1. Po kreh flokët në drejtimin e gabuar!
Duke lëvizur krehërin nga lart-poshtë, do të dëmtoni folikulën dhe rrjedhimisht, flokët tuaj do të këputen. E mira është të nisni ngadalë me fundet e flokëve. Ndajini në seksione për ta patur më të thjeshtë.
2. Po krihni vetëm fundet!
Edhe pse duhet të filloni nga fundet, s'do të thotë të shmangni pjesën e sipërme të kokës.
3. Po përdorni krehërin e gabuar
Krëhëri i saktë do t'ju kursejë flokë dhe nerva! Bëni kujdes të zgjidhni krëhërin që i përshtatet flokëve tuaj.
4. Po i krihni shumë shpesh
Duke i krehur shpesh, mund t'i dobësoni dhe si pasojë do të jetë më e lehtë të këputen. Përpiquni të fokusoheni tek cilësia e krehjes dhe jo tek shpeshtësia. Mos harroni të lani krehërin rregullisht, nëse s'doni të shpërndani në flokë qelizat e vdekura.
5. I krihni të thata
Specialistët e flokëve rekomandojnë të shmangni krehjen e flokëve kur ato janë të thata dhe të përdorni produkte që do t'jua bëjnë më të thjeshtë procesin. Nëse i krihni kur janë 100% të thara, përveç dhimbjes, do të shihni flokë të këputura.
6. Nuk i krihni para larjes
Kjo teknikë do t'ju ndihmonte që flokët të mos ngatërrohen më vonë.
Burimi: Bright Side