Bashkëshorti i Emma Stone, Dave McCary, i propozoi për martesë ndoshta në një nga vendet më të pazakonta për propozimet e martesës, pavarësisht se arsyeja pas kësaj zgjedhjeje është kaq romantike.
Burime për Page Six bëjnë me dije se McCary i propozoi Emma-s në një zyrë. Po, në një zyrë të kompanisë televizive NBC. E çuditshme. Sado e këndshme mund të jetë një zyrë e NBC, mbetet thjesht një zyrë. Megjithatë, propozimin nuk e bën vendi.
Po i njëjti burim u shpreh se propozimi ishte shumë romantik. Komediani dhe regjisori zgjodhi pikërisht zyrën sepse ishte vendi i takimit të tyre të parë. Kujtojmë se Emma Stone dhe Dave McCary u takuan për herë të parë në dhjetor të vitit 2016, kur ajo ishte e ftuar në "Saturday Night Live" në skeçin “Wells for Boys.” Asokohe, McCary punonte si regjisor për pjesë të caktuara në SNL.
Emma dhe Dave kishin planifikuar të martoheshin në mars, por e shtynë dasmën për shkak të pandemisë. Page Six raportoi se ata bënë një ceremoni të vogël në Los Angeles në shtator. Çifti është në pritje të një bebushi.
Artikull i rekomanduar: